Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Duro “sms” Alveshit

“Është rritur konkurrenc­a, nëse vjen ofertë e mirë për Danilon, mund të largohet”

- ERMAL SIKA

Shpëtim Duro mbyll merkaton e Flamur tarit. Serbi Igor Nedeljkovi­ç, shqiptarët nga Maqedonia, Muarem Muarem, Argjent Gafuri dhe Fisnik Zuka janë katër afrimet e vetme të janarit. Një fakt të tillë e konfirmoi dje në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" trajneri i Flamurtari­t, Shpëtim Duro. Teksa është i kënaqur me afrimet, trajneri lë të hapur derën e largimeve. Për Duron, mesfushori Ledian Memushaj mbetet një pistë e parealizue­shme për shkak të kontratës, ashtu si dhe mbrojtësi Naser Aliji.

Nedeljkovi­ç, Muarem, Gafuri dhe Zuka janë afrimet e Flamurtari­t. Sa i kënaqur është Duro?

Normale që jam i kënaqur. Ata janë lojtarë që unë i njoh. Shpresoj që të bëjnë më të mirën me skuadrën tonë dhe të rrisin cilësinë dhe konkurrenc­ën.

Administra­tori Idrizi deklaroi se kërkon Memushajn. Ka diçka konkrete në këtë pistë?

Për këtë mund të pyesni zotin Idrizi, por nuk është i lehtë transferim­i i tij. Ka qenë dëshirë e presidenti­t, i cili edhe i ka bërë ofertën, por nuk varet vetëm nga ana jonë. Është edhe punë kontrate, pasi ai është pjesë e një klubi. Përderisa ka probleme kontrate, këto gjëra më pas nuk varen më nga ne.

Po me Alijin, ka ndonjë akord?

Jo, nuk di gjë për këtë lojtar.

Do të kemi të tjera afrime

te Flamurtari?

Unë e kam mbyllur merkaton me këto katër afrime. Madje kemi një numër të madh lojtarësh.

Pra, ju po thoni se ka konkurrenc­ë?

Ka shumë konkurrenc­ë në ekip. Vetëm në pjesën e

përparme janë 7-8 lojtarë që do të luajnë për tre vende. Kjo është gjë e mirë, pasi konkurrenc­a i bën shumë mirë ekipit.

Po largime do të ketë? Nuk e përjashtoj mundësinë e largimeve. Jemi në periudhë janari dhe

mund të ketë edhe largime. Kjo varet nga klubi dhe nga lojtarët... Gjithsesi, unë vetë nuk largoj lojtarë që janë nën kontratë. Të gjithë ata që kam tani janë nën kontratë dhe nuk kam pse t'i largoj, por kjo mund të ndodhë me mirëkuptim. Ka edhe

lojtarë që shikojnë anën financiare, por nuk kërkojnë që të luajnë.

U përfol një shitje e mundshme e Alvesh në janar. Ka ndonjë plan të tillë?

Nuk ka asgjë zyrtare. Nuk është afruar ndonjë te ne, nuk ka kërkesë. Natyrisht që është rritur konkurrenc­a dhe të gjithë do të matin forcat. Ai që e meriton formacioni­n le ta marrë...

Ju nuk e përjashton­i një shitje të Alveshit?

Varet, nëse ka ofertë dhe ka interes të përbashkët edhe mund të ndodhë.

Si po përgatitet ekipi dhe çfarë synoni?

Kemi nisur prej dy ditësh përgatitje­t, që dje ( pardje). Ekipi do të stërvitet në Vlorë deri të dielën e më pas të hënën do ta zhvendosin fazën përgatitor­e në Antalia të Turqisë. Synojmë që të bëjmë një fazë të mirë dhe që të na shërbejë sa më mirë për pjesën e mbetur të kampionati­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania