Panorama Sport (Albania)

Ni"a# I de$%ro&em Te'$()* +'k m( $rem, )i$'a$a

()etyra jonë të afrojmë tifozët në stadium, pasi pa ata nuk ka vlerë(

- DRILON XHEPOLLARI

Pasditen e të enjtes Teuta zhvilloi se ancën e parë stërvitore për këtë vit nën drejtimin e trajnerit të ri, Stavri Nica, i cili u prezantua me skuadrën. 6|-vjeçari që është trajneri i fundit që ka sjellë një trofe në Durrës }Kupën e Shqipërisë 200~-200€ u shfaq entuziast për rikthimin te Teuta, teksa kërkoi nga lojtarët të sillen si burra në fushë dhe t'i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, si në momentet e mira, ashtu edhe ato të vështira. Në intervistë­n e parë si trajner i Teutës, Nica tregon edhe arsyet pse pranoi detyrën e re, si dhe çfarë synon ai të arrijë në pjesën e mbetur të sezonit me skuadrën durrsake.

P ! " # " " ! " $ " T " # % # ! !& ' " ( ! " $ '" )

Si qytetar i Durrësit isha i detyruar moralisht, e pranova me kënaqësi kërkesën e drejtuesve. Kjo gjë nuk më tremb, shpresoj t'i shërbej skuadrës dhe drejtuesve për të arritur atje ku duhet sepse edhe tifozët mungojnë. Durrsakët kur nuk janë të kënaqur, nuk vijnë në stadium dhe kjo është ajo që na vret ne në profesioni­n tonë. Megjithatë, në çdo drejtim duhet të punojmë fort që të afrojmë tifozët në stadium, pasi pa ata nuk ka vlerë. Dua të na kuptojnë, por kur jemi të bashkuar, mund t'i arrijmë objektivat që kemi.

* " " + $ ' " % % % & # / " " 0 ! )

Sigurisht që jemi fokusuar në merkato, po shohim lojtarë si nga Europa, ashtu edhe nga Amerika Latine, megjithatë po i ndjekim me kujdes, pasi tani marshi i gabimit është i madh. Duhet të tregohemi të kujdesshëm. Shpresoj të afrojmë lojtarë që do të na ndihmojnë shumë.

M ( ' " ' # ' / " " T " # &

/ 1 % ' % % !' 1 ! 2 A 1 ! " +( !' " %3 # / 1)

Në gjykimin tim, skuadra duhet të plotësohet me lojtarë cilësorë. Çdo trajner, në radhë të parë, do lojtarët dhe kur vijnë përforcime­t që bëjnë diferencën, çdo gjë merr një rrjedhë tjetër.

P / 1 T " % 0 1 4' 1 + /" " " % / + % ! ( " % # !' ) K ! " # 1 " # )

Për të analizuar të tjerët,

ne shqiptarët e kemi në natyrë, gjithmonë ka defekte. Nuk është problem vetëm i trajnerit, Teuta ke nevojë për lojtarë me eksperienc­ë, veçanërish­t në mbrojtje dhe mesfushë.

P ( 5 ' " 1 1 " 1 0 ! 1 ! " + / 1 " # )

Presidenti dhe zv.presidenti po merren me merkaton, janë shumë të impenjuar. Pozitiv për ne është fakti që ata nuk i tremb asnjë shumë që kërkojnë lojtarët e

huaj, por duan të sjellin lojtarë që bëjnë diferencën. Prandaj nuk po ngutemi për të mos bërë gabime në merkato.

T " '" / " # 1 " 1 % 1 ! ! " % 1 " $ '" )

Ndeshjet duhen marrë me radhë, ne do punojmë vetëm për takimin e radhës, në mënyrë që të arrijmë aty ku duhet. Nga përvoja ime, çdo kundërshta­r duhet të vlerësohet maksimalis­ht, ndërsa ne duhet të jemi agresivë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania