Panorama Sport (Albania)

La)i firmos me Shtubinën, vijnë edhe Beqaj e Zogaj

Kërkohet huazimi i Bruno Lulajt nga Skënderbeu, pritet edhe portieri Moçka

-

Laçi surprizon në merkaton e janarit. Deri tani tre lojtarë janë afruar te klubi kurbinas duke u përforcuar ndjeshëm. Ekipi i drejtuar nga vlonjati Gentjan Mezani ka menduar që operacione­t e kësaj merkatoje dimërore t'i nisë nga porta deri në sulm. Sa i përket portës, trajneri Mezani ka synuar afrimin e një portieri, të cilin e njeh mjaft mirë. Bëhet fjalë për Shpëtim Moçkën. Ky i fundit nuk është i panjohur as për vetë klubin e Laçit, pasi në vitin 201R ka qenë pjesë e këtij ekipi. Sezonin e fundit, si dhe vitin 2017, portieri e mbylli te Teuta e Durrësit. Mësohet se palët kanë biseduar, por deri tani

nuk ka ndonjë marrëveshj­e përfundimt­are. Një lojtar i konfirmuar si përforcim në skuadrën laçiane është vlonjati Arbër Beqaj, të cilin trajneri Mezani e njeh mjaft mirë. Laçi ka afruar edhe një lojtar me mjaft eksperienc­ë, siç është Ndriçim Shtubina. Lojtari ka një eksperienc­ë të madhe në Superiore

me ekipe të njohura si, Vllaznia, Kukësi, Flamurtari dhe Skënderbeu. Kurbinasit kanë afruar edhe të riun Silvio Zogaj. Ky i fundit ka qenë deri më tani pjesë e Luftëtarit. Laçi kërkon edhe një përforcim të fundit. Mësohet se klubi është në tratativë me një qendërmbro­jtës që është aktualisht në kampionati­n shqiptar. Mësohet se kurbinasit kërkojnë nga Skënderbeu huazimin e Bruno Lulajt, i cili edhe më parë ka luajtur me kurbinasit. LARGIMET- Tre largime ka pasur në radhët e Laçit pas përfundimi­t të pjesës së parë të sezonit, Soza, Mbombo dhe Ejo. Synohet që të mos ketë më të tjera largime. Trajneri Gentjan Mezani duket se është i kënaqur me ekipin si dhe me përforcime­t e fundit. "Jam i kënaqur me këto afrime, pasi grupi ishte i ri. Tani maksimumi mund të pres edhe një lojtar. Nuk mund që të bëja më shumë se kaq afrime, pasi nuk duhet që të sforcohesh­im dhe të prishnim ekuilibrat në ekip. U përforcuan me lojtarë që janë të mirë dhe them se kemi bërë mirë. Besoj se çdo gjë po funksionon në ekip dhe këto janë ato që bëmë, nuk kishim ndonjë synim tjetër, pasi çdo gjë po ecën në rrugën e duhur", tha Mezani. I pyetur për objektivat në vijim, Mezani thaU "Wbjektivi ynë dihet. X shtë ndeshja e radhës". Laçi nisi dje fazën përgatitor­e dimërore. Drejtuesit kanë vendosur ta zhvillojnë fazën në Shqipëri. Gjasat janë që ekipi të mos largohet nga Laçi, por të përgatitet aty. Ermal Sika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania