Panorama Sport (Albania)

Vendimi, Tomori del në shitje

Bashkia e Beratit: Nuk kemi më detyrime, jemi të hapur për shitjen e aksioneve

- ERIS SYLYKU

Klubi i Tomorit do të ketë plot 270 mil ionë lekë të vjetër në dispozicio­n për këtë vit. Këshilli Bashkiak i Beratit ka miratuar me vota të plota buxhetin për 2018- ën, i cili duket se ka një tkurrje në krahasim me atë të një viti më parë që ishte 330 milionë lekë të vjetër. Mirëpo, kujtojmë që nga ajo shumë, rreth 100 milionë lekë të vjetra kanë shkuar për pagesën e faturave të prapambetu­ra të energjisë elektrike, si edhe tatimeve apo ujësjellës­it. Ndërkaq, klubi i Tomorit mësohet t'i ketë çuar në zero borxhet, të cilat i faturohesh­in presidencë­s së shkuar. Bashkia e Beratit ka sqaruar në një prononcim për "Panorama Sport" arsyen e akordimit të kësaj shume, teksa është shprehur se është plotësisht e gatshme dhe ka nxjerrë në shitje të gjitha aksionet e klubit. Sipas zyrtarëve të Bashkisë së Beratit, çdo investitor është i lutur për të filluar negociatat

në lidhje me privatizim­in e klubit, pasi nga ana e këtij institucio­ni është thuajse e pamundur përballimi i shumave monetare që kërkon një skuadër profesioni­ste si Tomori.

VENDIMI - "Është akorduar edhe buxheti i klubit të

Tomorit, i cili ka kapur vlerën e 270 milionë lekëve të vjetër. Në pamje të parë duket sikur ka një rënie prej 60 milionë lekësh, mirëpo, ndryshe nga ai i një viti më parë, e gjitha kjo shumë do të shkojë vetëm për llogari të skuadrës dhe se borxhet e prapambetu­ra janë

shlyer totalisht në 2017- ën, ku thuajse ka ngelur një shifër mjaft e vogël dhe aspak e llogaritsh­me. Tomori konsideroh­et përherë si një nga klubet me buxhetin më të madh të pushtetit vendor, ku edhe këtë vit do të gëzojë një shumë mjaft të lartë. Kujtojmë që krahas

shumës prej 270 milionë lekëve të vjetër, Bashkia e Beratit do të investojë edhe në procesin e fazës së dytë për sa i përket rikonstruk­sionit të stadiumit. Kjo fazë ka të bëjë me ambientet e brendshme të stadiumit, ndriçimin dhe shumë ndërhyrjev­e të tjera në këtë impiant duke e kthyer në një ndër më modernët", u tha si fillim në deklaratën e Bashkisë së Beratit për gazetën. Sakaq, zyrtarë të këtij institucio­ni kanë dashur t'u bëjnë edhe një thirrje investitor­ëve duke ditur që tashmë ky klub nuk regjistron më as edhe një borxh. "Ne jemi të hapur dhe

i bëjmë thirrje çdo investitor­i që të interesohe­t pranë institucio­nit vendor, ku ju themi se jemi plotësisht të gatshëm të shesim qoftë edhe të gjitha aksionet e klubit. Tashmë në arkat e klubit nuk ekziston asnjë borxh, gjë që besojmë se interesi do të shtohet në vazhdim. Klubi i Tomorit meriton më shumë se kaq, mirëpo Bashkia e ka të papërballu­eshme që të investojë vetëm në futboll. Dyert i kemi hapur dhe presim këdo që vjen me një projekt serioz", thuhet në deklaratën e Bashkisë dhënë për gazetën "Panorama Sport".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania