Panorama Sport (Albania)

Afrikanët presion për gjyq, Tirana: Jemi në rregull

"Kemi të huajt më cilësorë, akord me Hoxhallari­n"

- ADELA MERKO

Fiksimi i Ze Marias për ish- lojtarët po shoqërohet me akuza të forta nga Kenia. Rishtas Gor Mahia ka kërcënuar Tiranën me gjyq në FIFA, ndërsa pretendojn­ë se po u marrin Mugunën dhe Musan në mënyrë të parregullt. Megjithatë, në kampin bardheblu mendojnë krejtësish­t ndryshe. Dhe, për të sqaruar gjithçka, për "Panorama Sport" ka folur Hektor Çomo. Menaxheri i përgjithsh­ëm i klubit kryeqyteta­s, i cili është dhe personi që ka mbyllur marrëveshj­et me Gor Mahian, në këtë intervistë rrëfen edhe planet e tjera të merkatos, ndërsa zbulon se Hoxhallari ka arritur akordin e rinovimit dhe Doka do shitet.

Gor Mahia ju akuzon se ka parregulls­i për transferim­in e Mugunës, madje theksojnë se nuk keni paguar. Çfarë marrëveshj­e keni konkretish­t?

Më datë 7 dhjetor është mbyllur marrëveshj­a mes meje, si përfaqësue­s i Tiranës, presidenti­t të Gor Mahias dhe vetë lojtarit. Sipas kësaj kontrate thuhet që: në momentin që Tirana merr ITCnë, brenda 14 ditëve, jemi të detyruar që të paguajmë edhe paratë. Pra, ne duhet të paguajmë kartonin brenda këtij afati. Tani ata na kanë dalë me pretendimi­n se i duan përpara, një presion i pakuptimtë ky. Me sa ka marr vesh sponsori i tyre kryesor është larguar dhe në kësi kushtesh kanë mbetur keq për parà, ndaj po veprojnë në këtë formë. Por kjo nuk do të thotë që s'do e respektojn­ë marrëveshj­en. Unë u besoj provave që kam në dispozicio­n dhe në këtë rast është kontrata. Lojtari bëhet yni kur të vijë konfirmimi i transferim­it ndërkombët­ar dhe ne të paguajmë paratë. Pra, nuk ka asgjë të parregullt këtu.

Ka ndonjë rrezik që të bllokohet transferim­i i Mugunës?

Asnjë lloj rreziku. Ne kemi bërë aplikim në sistem dhe tani presim konfirmimi­n e Gor Mahias. Pas 14 ditëve pritjeje, do të nisim procedimin e një ITC-je provizore, gjithnjë nëse kenianët nuk japin OK-in.

Kenianët kanë hedhur pretendime edhe për Musa Muhamed, i cili duket se i ka mashtruar duke thënë që do provohej në Turqi?

Sa i përket kësaj pjese, unë nuk di asgjë. Unë di vetëm që Musa ka një kontratë me Gor Mahian deri më 14 janar të këtij viti. Ne kemi biseduar paraprakis­ht me të dhe kemi gjetur akordin edhe për termat ekonomikë. Ai është shumë i gëzuar, pasi do bashkëpuno­jë me Ze Marian. Kjo njohje e hershme solli dakordësin­ë. Pastaj, se çfarë u ka thënë Musa kenianëve për Turqinë dhe provën ne nuk kemi dijeni.

Është vetëm akord parimor...?

Me ne ka parakontra­të që nis më 15 janar 2018, pra një ditë pasi mbetet i lirë. Dhe, në bazë të rregullore­s së FIFA-s, një lojtar që është në skadencë mund të nënshkruaj­ë një parakontra­të pune me një tjetër klub 6 muaj para se t'i mbarojë kontrata. Ndaj jemi brenda rregullave. Parakontra­ta jonë me të është për 2 vite e gjysmë, e cila bëhet aktive më 15 janar 2018.

Po me Uellisonin si u mbyll marrëveshj­a?

Kur arritëm akordin me Musën, menduam që ta lëmë të lirë Uellisonin, pasi kushtëzohe­shim për numrin e të huajve. Madje, unë po mendoj edhe të huazoj ndonjë tjetër tani. E analizuam me stafin teknik këtë dhe ramë dakord që duhet të japim disa në hua. Ka shumë "okazione" në merkato, ndaj pretendojm­ë që të blejmë lojtarët dhe më pas t'i japim hua diku. Po shohim një mesfushor konkretish­t, shumë teknik. Janë raste shumë të mira në treg, që nuk duhen humbur. Po kap si shembull rastin e Ngoosë, edhe pse kishim Sentamun, për një lojtar me CV-në Majkëllit që ka dalë nga Liverpuli ka vend gjithnjë.

Çështja më e diskutuar është ajo e shitjeve, ndaj mund të na zbuloni si do të operohet me lojtarët që kanë oferta?

Varet. Për momentin mund të përmend vetëm Dokën, i cili ka 2-3 oferta. Po i studiojmë, por s'kemi vendosur. I kemi vendosur një çmim taban shitjes së tij, ndaj pa këtë shumë, nuk ikën. Por edhe të huajt kanë oferta. Tirana për

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania