Panorama Sport (Albania)

Klubi i bën dalje, mbrojtësi Uellison firmos në Suedi

Marrin kapitenin e Gor Mahias për ta zëvendësua­r

- ADELA MERKO

Uellison Olivera është largimi i parë zyrtar nga Tirana. Para se të nisej drejt Brazilit (në fund të dhjetorit konkretish­t), klubi u ul me lojtarin dhe vendosën që të shpallnin "divorc" të parakohshë­m. Megjithatë, pa u zbardhur ende ky lajm, më 2 janar u zbulua se qendërmbro­jtësi kishte firmosur në Suedi me klubin e Eskilstunë­s. Misteri për këtë transferim nisi të shtohej, por gjithçka u zgjidh po atë ditë, kur u mor vesh e gjithë e vërteta. Lojtari nuk kishte marrë kurrsesi arratinë, por ishte vetë klubi bardheblu që vendosi ta largonte. Tirana nuk po mendon vetëm për Kategorinë e Parë, përkundraz­i ka një projekt më afatgjatë. Dhe, duke qenë se braziliani­n nuk e shihnin si një lojtar që jepte garanci për Kategorinë Superiore, menduan që

qenë se tregu mbyllet më 31 janar kemi kohë.

Diçka më konkrete se kaq mund të na zbuloni?

Mund të them vetëm që kemi oferta për mesfushën dhe sulmin, përveç Dokës gjithnjë.

Ze Maria ka thënë që nuk mund të largohen dy lojtarët e krahëve, si do veprojë klubi me Dokën dhe Hoxhallari­n?

Ndaj i vendosëm Dokës një çmim relativish­t të lartë për moshën që ka, sepse ne po rikthehemi në Superiore dhe duam që të jemi kompetitiv­ë. Nuk mund t'i shesim ta hiqnin. Çdo hap e hodhën brenda rregullave dhe me mirëkuptim, për të evituar çdolloj penaliteti të mundshëm. Sigurisht që kur morën këtë vendim, kishin gjetur edhe pasardhësi­n e tij. Drejtuesit po në fund të vitit 2017 kishin firmosur një parakontra­të me

për hiçgjë "asetet" tona, ndaj nuk do të ikin të dy. Hoxhallari do të rinovojë? Do rinovojë, ka gjetur dakordësin­ë paraprake për termat me presidenti­n. Gjithçka është në rregull.

Faza nis më 14 janar në Turqi, ndaj frika e vetme lidhet me vizat. Ai i ka marrë masat Tirana që të mos përsëritet situata e vjetshme me të huajt?

Ngoo s'ka nevojë se ka pasaportë angleze, Maveje dhe Sentamu kanë viza dhe leje pune, ndërsa dy të huajt e tjerë që do vijnë, mendoj se më datë 9 mund të marrin vizat. Musa Muhamed, i cili luan pikërisht si qendërmbro­jtës. Marrëveshj­a me kapitenin e Gor Mahias është për 2.5 vite, pra për pjesën e mbetur të këtij kampionati dhe për dy sezone të tjera. Dhe kontrata hyn në fuqi vetën më 15 dhjetor, një ditë pasi lojtarit i skadon zyrtarisht

Mendoj se do t'i bashkohen ekipit në Antalia. Nuk do përsëritet historia e vjetshme.

Me Binguilën çdo të ndodhë, do ta prisni ende?

Është një element shumë i rëndësishë­m për ekipin, i cili nuk gjendet kollaj në treg, por dëmtimi e kushtëzoi. Kemi një marrëveshj­e me të dhe do ta presim. Fola me stafin mjekësor dhe më dhanë garanci që në fund të shkurtit do të jetë gati. Ai vjen nga Franca dhe Okseri nuk të mban kot për tri vite, por njëherësh edhe lojtar i Kombëtares, madje mund të them që Merveil ka qenë alternativ­ë

kontrata me kenianët. Numri i të huajve ka detyruar Tiranën që të dalë në të tilla konkluzion­e. Dhe, ashtu sikundër ka shkruar gazeta vazhdimish­t, largimet dhe afrimet në radhët e të huajve do të bëhen një kundër një. Dhe kështu ngjau, pasi me largimin e Uellisonit erdhi Musa për të mbuluar qendrën e mbrojtjes së 24 herë kampionëve të vendit. Duke qenë se në Shqipëri në fushë lejohen vetëm 4 futbollist­ë ekstrakomu­nitarë, bardheblut­ë i kanë bërë dalje braziliani­t, pasi nuk e kishin luksin që të pagunin shifra të mëdha për një lojtar stoli.

e tij. Këto fakte i përmend për të treguar cilësitë e mesfushori­t.

Nëse vjet arkëtuat 650 mijë euro prej Akuasë dhe Merveilit, në mbyllje të këtij sezoni sa mund të përfitoni nga shitjet?

Për punë parash nuk mund të flas para datës 31 janar, kur mbyllet dhe merkatoja. Sigurisht që duam të përfitojmë, por fillimisht kemi një projekt për ringritjen. Tirana është në proces rikonstruk­turimi dhe po përgatitet për vitin tjetër në Superiore, atje ku pretendime­t do t'i kemi madhore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania