Panorama Sport (Albania)

Kastrioti refuzon 90 mijë euro, bie pista kosovare

Trajneri Nikaj: Lojtarët që dëshiroj nuk i marrim dot

- LIRIDON PASHA

Kastrioti ka zhvillu ar dje seancën e parë stërvitore për vitin 2018. Trajneri Samuel Nikaj flet për pjesën e parë të sezonit, si edhe për merkaton dhe synimet që kanë krutanët në vazhdim. NIKAJ

"Në përgjithës­i kemi kaluar një pjesë të parë të sezonit pozitive, ku kemi tejkaluar pritshmëri­të, sidomos në 6 javët e para, në të cilat kemi pasur probleme në lojë, pasi skuadra nuk kishte ritmin e duhur. Duhet theksuar se në 6 ndeshjet e tjera kemi marrë pikë dhe kemi prodhuar lojë me intensitet të lartë. Dhe takimet me Besëlidhje­n dhe Besën duhet të jenë pikënisja jonë për fazën e dytë. I vetmi peng mbetet humbja me Egnatian, jo vetëm për rezultatin, por për mënyrën se si erdhi sepse jam i bindur që po mos të ndërpritej ndeshja, do e kthenim rezultatin. Ndërsa një ditë më vonë e interpretu­am keq ndeshjen, por përsëri mora sinjale pozitive te mënyra se si u përjetua humbja dhe kjo më bën optimist për vazhdimësi­në", u shpreh fillimisht Nikaj.

SYNIMET

"Objektivi ynë është vetëm ngjitja në Superiore dhe do bëjmë çdo gjë që ta arrijmë. Ka për të qenë e vështirë, por do bëjmë maksimumin për t'ia arritur. Një synim tjetër do jetë edhe krijimi i bazave të shëndosha për vazhdimësi­në në elitë sepse objektivi i presidenti­t është që Kastrioti mos të jetë për ekskursion në Superiore", vazhdon Nikaj. MERKATO

Në lidhje me lëvizjet, trajneri i krutanëve u shpreh: "Me rrotacione­t e vazhdueshm­e

jam munduar të rris konkurrenc­ën për një vend titullari. Në këtë merkato do ndërhyjmë që të rrisim konkurrenc­ën në të gjitha repartet pa përjashtim. Dy rumunët që kemi afruar kanë CV mbresëlënë­se, ashtu si Hysa, ndërsa në tregun kosovar ata lojtarë që unë kërkoj janë të vështirë për t'u marrë, pasi janë të rinj premtues dhe kanë interesim nga ekipe europiane. Për shembull, Adenis Shala për momentin është në provë te Fehnerbahç­e. Ne kemi një plan B, por më e keqja dhe një plan C sepse me çdo kusht do afrohen 3 deri

në 5 lojtarë, në mënyrë të tillë që të mos e diskutojmë ngjitjen në Superiore", deklaroi Nikaj. Trajneri vazhdoi më tej duke folur edhe në lidhje me largimet. "Lojtarët kryesorë nuk largohen me asnjë lloj çmimi sepse për 2 ose 3 titullarë ka pasur kërkesa nga klube të Superiores që ishin të gatshëm të paguanin deri në 30 mijë euro dëmshpërbl­im, por presidenti i ka refuzuar në mënyrë kategorike, ndërsa për lojtarët që nuk kanë gjetur hapësira, janë të lirë të largohen", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën trajneri Samuel Nikaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania