Panorama Sport (Albania)

Të rinjtë nuk paguhen, Apolonia në krizë financiare

Krasniqi: Respektoj marrëveshj­et, jam i Skënderbeu­t

-

Fierakët kanë lënë pas festat duke zbritur në fushë nën urdhrat e trajnerit Kashami për fazën përgatitor­e të dimrit. Apolonia do të përballet me pjesën e mbetur të sezonit, në luftën për të qenë minimalish­t në 5-shen e parë. Së jashtmi, situata duket e qetë, por në fakt ka konfuzion. Përpos ofertave që vazhdojnë të vijnë ndaj lojtarëve të spikatur, si Hysenshaha­j e Broshka apo dhe para kontratës së deklaruar të Krasniqit me korçarët, ka edhe të tjerë që ndihen të demotivuar me këtë fanellë. Arsyeja ka të bëjë me financat. Burime të sigurta në klub shprehen se të rinjtë, pjesë e skuadrës së parë, luajnë plot 1 vit pa asnjë kokërr leku, ndërsa të tjerët nuk janë paguar fare gjatë këtij kampionati. Vjen momenti që nuk vlen më fasada dhe gjithçka shpërthen si fishekzjar­rët e fundvitit që lamë pas. KRASNIQI - Blerim Krasniqi ka qenë epiqendër mediatike dhe një ndër lojtarët më të synuar të kësaj kategorie gjatë kampionati­t aktual. Por, ai ka bërë zgjedhjen e duhur: ka hedhur ' piketat' për të qenë pjesë e skuadrës më të mirë në Shqipëri në 7- 8 vitet e fundit, Skënderbeu­t të Korçës. Në portale të ndryshme, emri i golashënue­sit të Apolonisë dhe gjithë grupit B të Kategorisë së Parë është përfolur se ka shkuar për t'u testuar në Gjermani në mbyllje të dhjetorit që lamë pas. Por, është vetë Krasniqi që e hedh poshtë gjithçka në mënyrë ultimative. "Janë trillime të pabaza e asgjë më shumë. Unë kam qenë me pushime te njerëzit e mi në Greqi, me lejen e klubit dhe çdo gjë lidhur me të ardhmen time e kam deklaruar së pari për gazetën tuaj. Unë jam profesioni­st dhe respektoj klubin ku luaj, po aq sa edhe marrëveshj­en mes klubit tim aktual, meje dhe Skënderbeu­t", shprehet Krasniqi për gazetën. Ndërkohë, duke u paraprirë zhvillimev­e të reja që mund ta çojnë Krasniqin që këtë janar në Korçë, fierakët kanë filluar të mendojnë ca më shumë për vijën e parë. Në këtë kontekst është gati rikthimi i 19-vjeçarit Kejsion Kumanaku, i cili i tërhoqi në verë dokumentet nga Apolonia e tashmë është nën testimin e stafit teknik të bardhejesh­ilëve. Vetë trajneri i skuadrës fierake shprehet: "Merkatoja dimërore nuk është se të krijon mundësi përzgjedhj­eje. Ne do të ruajmë fort grupin që kemi, por edhe nëse do ketë largime, sytë do i hedhim te të rinjtë e talentuar të akademisë sonë. Një gjë ju them me bindje: nuk e diskutojmë vendin mes 5 më të mirave, madje do synojmë 2- 3 vendet e para, sido që të jenë zhvillimet e merkatos!", thotë Kashami. Një bindje për t'u gjykuar dhe vlerësuar kjo e trajnerit të Apolonisë. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania