Panorama Sport (Albania)

Revolucion te Erzeni, Elvis Plori merr drejtimin e skuadrës

Ikin dy lojtarë, ish-presidenti Hoxha bëhet drejtor

-

Viti i Ri për klubin Erzeni ka nisur me revolucion. Kështu, të mërkurën në mesditë janë bërë shumë ndryshime. Ish-presidenti Astrit Hoxha është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të klubit Erzeni. Ndërsa kanë qëndruar në vendet e tyre për futbollin administra­tor, Altin Keci, po ashtu edhe ai i volejbolli­t. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe stafin teknik, ku ka dhënë dorëheqjen trajneri Dorian Bubeqi dhe në vend të tij është emëruar Elvis Plori. Së bashku me Bubeqin është larguar edhe ish-fizioterap­isti kavajas i Erzenit. Për herë të parë në klub është vendosur një menaxher, Gëzim Peza, i ngarkuar me detyrën e gjetjes së futbollist­ëve. Ndërsa Sabri Kalleshi është caktuar si trajner i moshave. Futbollist­ët e larguar janë Erald Deliallisi dhe Aldo Mitraj. Ndërsa dje në mesdite është bërë edhe prezantimi zyrtar në ambientet e Pallatit të Kulturës në prani të futbollist­ëve të Erzenit dhe të fansave të kësaj skuadre, prezantim që u bë nga administra­tori për futbollin, Altin Keci. Në këtë prezantim të gjerë pa dyshim vendin kryesor e zuri emërimi i zotit Astrit Hoxha në postin e drejtorit për klubin sportiv "Erzeni". HOXHA - Astrit Hoxha rikthehet kështu pas një periudhe të gjatë në drejtimin e skuadrës shijakase si një president i suksesshëm i viteve 2000-2004 me Erzenin në Kategorinë e Parë, sot Superiore. Në fjalën e tij të parë të prezantimi­t, ai vlerësoi Bashkinë për besimin e dhënë. "Është një vlerësim që më bëhet mua, por edhe një përgjegjës­i e madhe për të bërë ndryshimet pozitive për sportin dhe në veçanti për futbollin. Ndryshimet e bëra natyrisht më obligojnë për të qenë gjithmonë korrekt në kryerjen e detyrës, në forcimin e disiplinës të stafit teknik dhe atij drejtues, të futbollist­ëve për të

bërë sa më shpejt përmirësim­et e nevojshme. Aktualisht, për futbollin krahas largimit të dy futbollist­ëve Deliallisi dhe Mitraj, do të bëjmë zëvendësim­in e tyre. Në bashkëpuni­m me trajnerin Plori dhe menaxherin Gëzim Peza, do të fillojmë sa më shpejt përgatitje­t për vitin e ri. Pa dyshim, si detyrë imediate mbetet që në periudhën e mbetur të kampionati­t të mos heqim dorë nga synimi për elitën, por kryesorja do të jetë klasifikim­i në 5- shen e parë dhe konsolidim­i i një ekipi për sezonin e ardhshëm, në të cilin synojmë ngjitjen në elitë", tha Hoxha. Fiqiri Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania