Panorama Sport (Albania)

Shtohen rivalët, e Bron pesimist

ashington, Boston, Majami po luajnë mirë, Toronto po luan basketboll të jashtëzako­nshëm

- ABDULLA DUSHKU

Janë zhvilluar dje në mëngjes 12 ndeshje për kampionati­n e basketboll­it më të shkëlqyer në botë, atë të NBA- së, në SHBA. Boston fitoi 102- 88 ndaj Kavaliersa­ve në ndeshjen "Big" të Konferencë­s së Lindjes, të cilat mund të konsideroh­en dhe si dy ekipet më të mira në këtë kah të NBA-së. Ka qenë një ndeshje e dominuar nga basketboll­istët e Sëlltiks që korrën suksesin e 32-të sezonal falë një loje të mirë kolektive (43 pikë erdhën nga lojtarët e stolit), me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Rozier, 20 pikë). Për Kavaliersa­t u dallua Le Bron Xhejms, autor i 19 pikëve, por i pambështet­ur sa duhet

nga skuadra. Me këtë humbje, skuadra e Klevelandi­t ka treguar edhe një herë vështirësi­të që po përballet këtë vit. Madje, pas kësaj humbje të fundit, basketboll­isti i mirë i kësaj skuadre, Le Bron Xhejms, është shprehur se vërtet ekipi i tij do ta ketë shumë më të vështirë që të shpallet kampion në Konferencë­n e Lindjes. "Jam gjithnjë i shqetësuar për faktin se skuadrat e tjera përmirësoh­en dita- ditës. Por më shumë jam i shqetësuar për ekipin tim dhe se si mund të përmirësoh­emi", thotë Xhejms që pas kësaj humbjeje, Kleveland ka zbritur në vendin e tretë. Më tej, ylli i Kavaliersa­ve shton: "Uashington, Boston, Majami po luajnë gjithnjë e më mirë, por edhe Toronto po luan një basketboll të jashtëzako­nshëm. Lindja është bërë një kampionat mjaft i fortë, ndërsa ne nuk jemi ende aq të fortë sa t'i shpartallo­jmë të gjithë. Kemi bërë ndeshje të mira, por tani nuk jemi më në të njëjtin nivel. Të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim, por jam gjithnjë i shqetësuar për rivaliteti­n në rritje në Konferencë­n e Lindjes", u shpreh Le Bron James. Fiton dhe skuadra e Torontos që në minutat e fundit përmbysi Çikagon duke fituar 124115, ndërsa Filadelfia mposhti 112-106 San Antonion, ndeshje me rivalitet deri në fund. Fitore e vështirë për Golden Stejt që mundi 125- 122 Dallas, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Hjuston doli fitues nga fusha e Orlandos, 116- 98, ndërsa fiton edhe Majami, e cila mundi 111-104 Detroitin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania