Panorama Sport (Albania)

Merkato dhe miliona, ja pesë dështimet e "Djallit"

-

Në verën e kaluar për shërbimet e tyre u paguan miliona, por, për një arsye apo një tjetër, asnjëri syresh nuk ka dhënë atë që pritej. Me Milanin që lundron në mesin e renditjes së serisë A, "Gazzetta dello Sport" ka stiluar një listë prej pesë futbollist­ësh që, duke mos dhënë kontributi­n e tyre, kanë ndikuar më së shumti në ecurinë e kuqezinjve.

BONUÇI - Përgjegjës­ia pas trajnerit bie mbi kapitenin, me Leonardo Bonuçin që në Milano nuk ka sjellë versionin e admiruar në vitet e tij te Juventusi. 42 milionë eurot për kartonin e tij nuk kanë dhënë ende frytet që priteshin, me liderin e mbrojtjes që nuk po bën një figurë fort të bukur në Milano. Me notën mesatare që vërtitet rreth 5.5, 30- vjeçari i "Djallit" nuk ka treguar asnjë nga cilësitë që deri disa muaj më parë e bënin një ndër qendërmbro­jtësit më të mirë të Europës. Kartoni i tij nuk ka pësuar ndonjë rënie të madhe në nivel tregu, megjithatë duket një sfidë më shumë se e vështirë gjetja e një klubi që mund të paguajë 40 milionë euro për Bonuçin në këto momente.

ANDRE SILVA - 38 milionë euro dhe trashëgimi­a e Kristiano Ronaldos dukeshin një kartëvizit­ë fantastike për 20-vjeçarin e ardhur nga Porto. Ai që duhej të ishte bomberi i revolucion­it kuqezi deri tani ka rezultuar një dështim me portugezin që nuk ka shënuar ende asnjë gol në kampionat. Në Ligën e Europës ka pasur një tjetër rendiment me tetë gola në dhjetë ndeshje, po pikërisht shterpësia brenda kufirit futbollist­ik italian ndikon tej mase në gjykimet negative ndaj tij. Aktualisht, Andre Silva vlen 25 milionë euro, me kartonin e tij që ka humbur 30 për qind te vlerës në pesë muaj.

BILJA - 31 vjeç dhe 20 milionë euro të hedhura dëm deri në këto momente. Edhe Lukas Bilja në këta muaj kuqezi nuk ka treguar asnjë nga vlerat e regjisorit të ekipit kombëtar të Leo Mesit. Argjentina­si nuk ka spikatur kurrë për rezistencë fizike, as kur ishte te Lacio, por të paktën në kryeqytet ndizte dritat në mesfushë, ndërsa te Milani çdo ndeshje është kthyer në agoni me mesfushori­n, që edhe në prekjen e topave ka shënuar një rënie të frikshme. Nëse për Bonuçin dhe Andre Silvën minus valenca mund të rikuperohe­t, për Biljan duket e pamundur, për shkak edhe të faktorit moshë.

KALINIÇ - Sulmuesi Nikola Kaliniç zbarkoi te kuqezinjtë për të plotësuar vijën e parë. Duhet të ishte pika e referimit në sulm dhe të ndihmonte skuadrën në fazën pa top. 20 ndeshje dhe vetëm katër gola me kroatin që nuk ka nisur asnjëherë sezonin kaq keq sa po bën në Milano. 25 milionë euro për një thuajse 30-vjeçar duken një investim i guximshëm, pasi gjasat për të përfituar në aspektin sportiv dhe financiar janë të pakta. Minus valenca edhe në rastin e tij duket e paevituesh­me me "Djallin" që në fund të sezonit rrezikon të ketë edhe një tjetër futbollist të zhvlerësua­r në mënyrë drastike. ÇALHANOGLU - Videot e goditjeve të tij të dënimit teksa luante akoma te Bajern Leverkusen­i bënin xhiron e rrjeteve. Cilësi dhe sasi për Hakan Çalhanoglu­në, për të cilin Milani pagoi 22 milionë euro. Edhe në rastin e turkut, nota mesatare është nën atë kaluese. Nëse në fillim të sezonit kishte justifikim­in se kishte kaluar gjysmën e parë të 2017-ës pa luajtur për shkak skualifiki­mi, tani fantazisti nuk fshihet dot më, aq më tepër me Rino Gatuzon që ka deklaruar haptazi simpatinë. Duke parë moshën e re, ndoshta humbjet nuk do jenë si në rastin e kolegëve të sipërpërme­ndur, por nëse vazhdon të dhurojë paraqitje aspak bindëse, siç ka bërë deri tani, edhe për kartonin e turkut arkat te "Djalli" do të shënojnë të tjera humbje në miliona euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania