Panorama Sport (Albania)

Spaleti, “shuplakë” Mauro Ikardit

Tekniku: Merkato? Jemi të limituar, nuk i kemi 30-40 milionë për të shpenzuar

- Përgatiti: LEDIO NASE

Luçiano Spaleti ka zhvilluar ditën e djeshme konferencë­n e zakonshme për shtyp në prag të sfidës delikate në fushën e Fiorentinë­s. Për të mbajtur hapin Champions, Interi do duhet të kthehet te fitorja e njëkohësis­ht te goli duke pasur parasysh që gjatë 600 minutave të fundit të luajtura është realizuar vetëm rrjeta (e padobishme) e Ikardit kundër Udinezes. E ja mendimet në pika të trajnerit, me një përqendrim lidhur me rënien e kohëve të fundit, kur Spaleti shprehet se "rasti e bën njeriun hajdut dhe merkatoja bën lojtarin të hutuar".

IKARDI DHE GOLAT - "Fjalimi i Ikardit në dhomat e zhveshjes? Mauro u ka mësuar shokëve të skuadrës se si dërgohet në rrjetë çdo top, në çdo mënyrë... Është e vërtetë që pëson më pak faulle seç duhet dhe se duan që t'i shkojë më shpesh topit përballë kur i pasojnë. Kundër Lacios megjithatë kreu një punë të shkëlqyer, por është e domosdoshm­e që të gjithë të jenë intensivë për 90 minuta. Përndryshe nuk mund të shkojmë larg. Si skuadër nuk mund t'i lejojmë vetes një lojtar që shëtit nëpër fushë. Edhe pse flitet për problem golash, por fillimisht duhen rikuperuar topat. Brozoviç është i aftë në asistet qendrore. Disa herë paraqitet mirë, në raste të tjera më pak. E mos harrojmë që vërtet kemi shënuar vetëm një gol në gjashtë ndeshje, por gjithashtu kemi pësuar pak. Të ndryshojmë diçka në sulm, edhe duke rrezikuar? Unë dua të përmirësoh­em, jo të rrezikoj".

FIORENTINA DHE CILËSI - "Kemi zhvilluar paraqitje të mira, por nuk jemi treguar mjaftueshë­m të zotë për të dhënë maksimumin, ndërsa në Firence kjo do na duhet patjetër. Në fillim (duke iu referuar ndeshjes së parë të sezonit, ndaj vjollcëve) Piolit i duhej ende të njihte grupin, ka bërë shumë ndryshime. Tashmë ka arritur t'i gjejë formën e duhur. Duhet të shfaqim në fushë të gjitha cilësitë tona, veçanërish­t ato individual­et sepse do shërbejnë edhe për paraqitjen kolektive. Për momentin qëndrojmë përpara disa skuadrave, si ato të Romës që vitin e kaluar na paraprinin me shumë pikë. Ndërsa Juventusi dhe Napoli janë shumë të forta: të parët kanë dy formacione me titullarë, të dytët zhvillojnë futbollin më të bukur

nga të gjithë".

MERKATO DHE ZERO ALIBI - "Të vazhdohet të thuhet që për të qenë konkurrues, duhet kryer një merkato e rëndësishm­e, pavarësish­t se klubi e ka shpjeguar se ka shumë pengesa, është mënyra më e mirë për të dëmtuar veten.

Edhe pse kështu reduktohet mundësia për t'u përmirësua­r me lojtarët që kemi në gatishmëri. Askush nuk mund të afrohet dhe të ndryshojë fatet e një skuadre. Të gjithë e dinë se nuk mund të bëjmë blerje me peshë në janar. Më pas më duhet edhe të vlerësoj se kush

është në lartësi për të mbajtur veshur këtë fanellë. Futbollist­ët e mi duhet t'i zgjidhin vetë problemet. Çfarë duhet t'u thonë drejtuesit e mi lojtarëve? E kam shpjeguar gjithmonë se duhet të kemi dëshirën për të kaluar limitet tona. Fanella e Interit duhet të mbahet 'e veshur'

24 orë në ditë, jo vetëm në fushën e lojës. Të tjerët po përforcohe­n? Nuk pranoj asnjë alibi, është e ndaluar. Në mbrojtje na shërben dikush për të bërë numër, ndërsa në repartet e tjera lojtarë që të bëjnë diferencën. Por, emrat në qarkullim kushtojnë 30- 40

milionë euro. Dhe për të bërë një shkëmbim huazimesh, duhet të na marrin njërin. Por, të gjithë kërkojnë të vendosin rregull në bilancet e ' Fair Play'- t duke arkëtuar para. Auzilio e Sabatini duhet të tregohen të zotë duke përfituar nga rastet që do paraqiten".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania