Panorama Sport (Albania)

isin spastrimet, Pjaca te Shalke

ë dalje duhen edhe zamoah, turaro e ihshtajner, ndërsa afrohen !almieri e "ristante

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Te Juventusi mund të ketë lëvizje në mer katon e janarit, sepse disa lojtarë janë të pakënaqur, disa të tjerë nuk po gjejnë akordin në merkaton e janarit, ndërsa të tjerë nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Alegri dhe mund të shiten për të mos u zhvlerësua­r më. I pari i larguar është kroati Marko Pjaca. Sulmuesi, i cili vuajti 9 muaj dëmtim transferoh­et në Bundesligë, për të pasur më shumë minuta dhe për të konfirmuar riaftësimi­n e plotë. Skuadra e tij e re, deri në verë, do të jetë Shalke 04. Futbollist­i kaloi dje vizitat mjekësore dhe pritet vetëm firma. Një tjetër largim pritet të jetë ai i Stefano Sturaros. Valencia këmbëngul për atë dhe natyrisht që 20 milionë euro (përfshirë bonuset) janë një shifër që vështirë se mund të refuzohen për një rezervë. Nga Turqia, Gallatasar­aji këmbëngul për Kuaudo Azamoah. Ganezi është në skadencë kontrate dhe ekipi nga Stambolli, me anë të presidenti­t të tyre, vazhdon të nënvizojë se janë të interesuar dhe kanë ende në lojë akordin e aprovuar që në verë. Gjithsesi, për Azamoahn, shumë do të varet edhe qëndrimi ose jo i Aleks Sandros, që është në orbitën e Junajtid, Sitit dhe Çelsit. Stefan Lihshtajne­r gjithashtu

mund të ikë. Përveç Monakos, Marsejës dhe Valencias, në orët e fundit është futur në lojë edhe Roma. Kryeqyteta­sit janë gati të investojnë 5 milionë euro, por Juvja nuk kërkon t'ia ofrojë një ekipi italian, edhe pse fakti që Lihshtajne­r është në skadencë kontrate, fatin e tij e vendos më shumë zvicerani, sesa bardhezinj­të. Por, ndërsa disa dalin, të tjerë pritet të hyjnë. I sigurt duket

afrimi në mesfushë i Brajan Kristantes nga Atalanta, madje së bashku me të edhe anësori i majtë Leonardo Spinacola, në pronësi të Juves. Por, nëse bërgamaskë­t nuk do ta lënë Spinacolën, Juvja do të synojë braziliani­n Emerson Palmieri të Romës, për të cilin kryeqyteta­sit kërkojnë 20 milionë euro, shifër që "onja e Vjetër" është gati ta paguajë vetëm me dy këste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania