Panorama Sport (Albania)

eali estë penalltish, ar elona ! " #ara$on

"atalanasit dalin pa plagë nga $igo, spikat rnaiz

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Reali i Madridit nuk fal në kupë, madje siguron në transfertë çerekfinal­et e turneut. Edhe pse pa Ronaldon dhe Benzemanë, skuadra e  inedin idan mund 3-0 Numancian, me dy penallti për nga një pjesë loje dhe një gol të Majoralit në shtesë. Pas një pjese të parë disi të vakët, por të dominuar nga kampionët e botës në fuqi, ai që do të zhbllokojë sfidën do të jetë Garet Bejl, i cili tregohet i saktë nga 11 metrat. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal, madje edhe e dyta duket se kalon shpejt dhe pritet i njëjti rezultat, por në minutat e fundit Numancia dorëzohet përfundimi­sht. Fillimisht ata shkaktojnë penalltinë e dytë të sfidës, që Isko e transformo­n në gol në të 89-ën, ndërsa Majoral, në të 91-ën rrumbullak­os shifrat në 3-0 dhe kaq mjafton që Reali i Madridit të vërë veton te kualifikim­i. Sfida e kthimit do të luhet në "Bernabeu" më datë 10 janar.

3A4AZON 3A4ÇA 737 Pa Mesin, Suarezin, Umtitin, Albën, Alkaserin, por edhe me Rakitiçin në stol, Barcelona "B" arrin që të dalë pa plagë nga dueli i parë i 18ave të Kupës së Mbretit. Në transfertë­n ndaj Selta Vigos, skuadra e Valverdes arrin që të vërë në pamje disa elementë të rinj, por të gjithë do të nisin të shënojnë emrin e të riut Arnaiz. Pikërisht ky i fundit konfirmohe­t golashënue­si më i mirë i skuadrës në kupë, me 3 gola në tri ndeshje. 22-vjeçari

ishte ai që zhbllokoi sfidën, pas çerek ore lojë, kur shtyu në rrjetë një pasim perfekt të Gomesit. Të zotët e shtëpisë, të cilët duhej t'i shfrytëzon­in më mirë mungesat e shumta të katalanasv­e, u dukën në zonën e Sillesenit vetëm pas 31 minutash, ndonëse ata tregohen

shumë cinikë. Fillimisht Aspas godet shtyllën nga shumë pranë, por topi i rikthyer në lojë shkon te Sisto, i cili barazon. Dy gola të shpejtë në pjesën e parë, që mund ta mjaftojnë për të shkuar në tunel. Pjesa e dytë nis sërish nën diktatin e Barçës, por nëse

Arnaiz e Denis Suarez tentojnë golin e avantazhit, Buskets e sheh atë që t'i ndalet nga traversa. Selta zgjohet në minutat e fundit, por Mor është i pafat. Më shumë sesa barazimi 1-1, lajm për Barcelonën në këtë sfidë bëri rikthimi në fushë i Osman Dembele.

Mesfushori ofensiv i paguar 142 milionë, luajti 20 minutat e fundit, pas 4 muajve që qëndroi jashtë për dëmtim dhe nuk pati shqetësime. Ndeshja e kthimit dhe kualifikim­i për në çerekfinal­et e Kupës së Mbretit do të vendoset më 11 janar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania