Panorama Sport (Albania)

Dridhet Junajtid, Murinjo mund të largohet në verë

Trajneri e mohon: Gjepura, iki vetëm po s'më deshën!

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Junajtid ka frikë se Zhoze Murinjo nuk do të vazhdojë të drejtojë klubin përtej këtij sezoni. "Djajtë" druhen se trajneri portugez do të largohet në fund të sezonit pasi ka rezervuar privatisht biletat e avionit për në Londër. Sipas "Daily Mail", rivali i tij te Siti, Pep Guardiola, ia ka bërë jetën shumë të vështirë Mout në "Old Trafford" dhe Junajtid ka frikë se ai nuk do të preferojë që të vazhdojë të jetë në timonin e skuadrës përtej këtij sezoni. Siti po dominon këtë sezon në Premier Ligë dhe Murinjo, i cili ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, tha se 300 milionë paundët që ka shpenzuar në merkato nuk mjaftojnë për të ndërtuar një skuadër të denjë për të rivalizuar me "qytetarët". Ai e shpalosi nervozizmi­n e tij edhe njëherë pas ndalesës së fundit në kampionat, kur sulmoi legjendën Pol Skolls për kritikat që i adresoi. "Daily Mail" këmbëngul se fakti që Junajtid ka humbur supremacin­ë e qytetit, por edhe dëshira e madhe e portugezit për t'u rikthyer pranë familjes në Londër, mund të sjellin divorcin e bujshëm në fund të sezonit. Speciali vazhdon të jetojë në hotelin "Lowry" dhe viziton shpesh Londrën ku jeton bashkëshor­tja e tij Matildë bashkë me fëmijët. 54vjeçari ka përdorur një avion privat për t'u kthyer në Londër për Krishtlind­je, ndërkohë që zyrtarët e Junajtid nuk kanë dijeni të një fluturimi të tillë, të cilën trajneri e ka marrë me iniciativë­n e tij private. Murinjo ka nisur edhe një betejë me bordin e Junajtid për merkaton e janarit. Ai po u kërkon drejtuesve me këmbëngulj­e që të transferoj­ë mbrojtësin e majtë të Totenhemit, Deni Rouz (50 milionë paund). Transferim­i i Rouz mund të sjellë një ulje të tensionit mes palëve, ashtu siç do të sillte edhe një fitore kundër Derbi Kauntit sot në kupën FA dhe Sevijes në Champions, por klubi mbetet i shqetësuar për sindromën e sezonit të tretë që zakonisht godet Murinjon në skuadrat që drejton.

PËRGËNJESH­TRIMI - Por "Sky Sports" dhe Mou kanë një tjetër version të historisë. Të parët konfirmojn­ë sipas burimeve të tyre se kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, ndërsa vetë trajneri, i cili ka gati Lukakun dhe Felainin për

ndeshjen e sotme, i quajti gjepura këto lajme: "Trillime! Siç e thashë kur erdha, unë do të largohem kur klubi nuk do të më dojë më. Nuk kam asnjë arsye të jap dorëheqje. Jam në gjysmën e kontratës dhe e shoh veten këtu edhe pasi ajo të skadojë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania