Panorama Sport (Albania)

Nga pjatalarës në mbrojtësin më të shtrenjtë në botë

-

Rruga e Virgil van Dijkut për t'u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit nuk ka qenë e lehtë. Ajo ka kaluar mes peripecish në jetën e djaloshit holandez, të cilit dikur i është dashur të bëjë edhe pjatalarës­in në një restorant të vendlindje­s së tij për të mbijetuar. 26-vjeçari u zyrtarizua më 1 janar nga Sauthempto­ni te Liverpuli për shifrën e 75 milionë paundëve (gati 84 milionë euro). Kurrë më parë nuk është paguar kaq shumë për një mbrojtës, i cili do të paguhet 10 milionë paund në vit në "Anfield". Por jeta e talentit nuk ka qenë kaq e bukur një dekadë më parë, kur ai ishte 16 vjeç. Atëherë ai ishte thjesht një djalosh me ëndrra të mëdha për futbollin, por që për të mbijetuar i duhet të lante pjatat e një restoranti. Ai punonte në kuzhinën e restoranti­t "Oncle Jean" në vendlindje­n e tij Breda në Holandë, ku pronari i tij Zhak Lips e nxiste që të hiqte dorë nga ëndrra e tij. "Ishte një punëtor i zellshëm. Punonte fort dhe e bënte me përgjegjës­i punën e tij. Ishte gjithnjë në punë në ditët më të ngarkuara të javës. Ndërkohë që përpiqej shumë që të bëhej një futbollist profesioni­st dhe atëherë i ishte bashkuar akademisë së fqinjëve të Vilemit II", tregon Lips për "Mirror". "Pas pune, vinte e merrte gjithnjë babai. Unë i thosha gjithnjë se duhet të lante më shumë pjata dhe t'i jepte fund ëndrrës për t'u bërë një futbollist. 'Qëndro këtu Virgil, këtu ke shansin për të fituar të paktën disa të holla', i thosha. Por ai ia doli dhe unë ngre duart lart. Ai meriton gjithçka po merr sot". Por Lips thotë me humor se nuk e ka humbur kurrë shpresën që dikur punëtorin e tij më të mirë ta ketë sërish nën urdhrat e tij pas kuzhine: "Askush nga kolegët nuk e ka harruar Virgilin. Ai ishte një djalë i shkëlqyer. Në fakt, emrin dhe numrin e tij të telefonit e kemi ruajtur gjithnjë në bllokun e kontakteve". Përpara se t'i bashkohej akademisë së Vilemit, Van Dijk luajti për klubin e tij lokal VDS në Breda. Nën urdhrat e trajnerit Ferdi Hogebom, Xhon van den Berg dhe Rik Klein, djaloshi 7-vjeçar stërvitej çdo të shtunë. Pothuajse dy dekada më vonë, mbrojtësi nuk e ka harruar rolin e klubit të parë në karrierën e tij. Vitin e shkuar, ai u rikthye te VDS me fanellën e kombëtares holandeze në shenjë mirënjohje­je. "Ia doli, sepse u stërvit te ne", thotë me humor Van den Berg. "Ai erdhi për të treguar respektin e tij për klubin e parë dhe njerëzit që e ndihmuan këtu. Nuk jam surprizuar që u bë një qendërmbro­jtës. Kur ishte 7 vjeç, ishte më shtatlarti dhe i fortë se të tjerët".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania