Panorama Sport (Albania)

Barcelona nis sulmin e fundit për Kutinjon

Spanjollët ofrojnë 130 mln, Liverpuli kërkon 150

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Telenovela e Kutinjos rinisi dhe kushedi se kur do përfundojë. "Mundo Deportivo" propozonte dje në kopertinën e saj një foto të braziliani­t pranë një llogarie të thjeshtë, ku 110 i shtoheshin 40. Shuma prej 150 përkon me milionët që katalanasi­t po përgatisin të derdhin në arkat e Liverpulit ( aktualisht janë ndalur në 130) për të siguruar sulmuesin. 110 milionë mendohet të jetë kosto e kartonit ndërsa 40 milionë të tjera do të jenë bonuset që katalanasi­t do t'i paguajnë Liverpulit. Nëse kjo marrëveshj­e arrihet, klubi anglez do të realizonte një plus valencë të frikshme, pasi disa vite më parë paguante vetëm dhjetë milionë euro për braziliani­n që largohej nga Interi si dështimi i radhës. Edhe klubi italian mund të përfitojë nga shitja e Kutinjos. Si promovues i sulmuesit në fazën e parë të karrierës së tij si profesioni­st, zikaltrit kanë të drejtën e një përqindjej­e nga shitja e tij dhe në këtë rast vlera arrin deri në 2 milionë euro. Sipas mediave angleze, menaxherët Kia Jorabçian dhe Xhuliano Bertoluçi ndodhen në Londër, ku synojnë të arrijnë akordin faraonik mes palëve.

KLOP

Trajneri Jyrgen Klop nga ana e tij e di fare mirë se si funksionon merkato, sido-

mos kur në valle janë qindra miliona euro. Tekniku i Liverpulit ka reaguar përpara derbit të sotëm të kupës me Evertonin në lidhje me këtë temë: "Nuk kam asgjë për të thënë që do të më ndihmonte mua, lojtarin apo klubin. Nëse

kërkoni përgjigje tek unë gaboheni, 80 për qind prej jush këtu janë këtu për Kutinjon, por s'do të them asgjë, pasi çfarëdo që të deklaroj, ju do ta interpreto­ni dhe do të ndërtoni historinë që keni në plan të shkruani".

 ??  ?? Ish-sulmuesi Arsenalit, Emanuel Adebajor, njohur për bëmat e tij jashtë fushe, ka bërë me të vërtetë një gjest human. Sulmuesi togolez ka adoptuar nipin e tij pas vdekjes së vëllait. Peter Adebajor u nda nga jeta në vitin 2013 dhe la pas një djalë, të...
Ish-sulmuesi Arsenalit, Emanuel Adebajor, njohur për bëmat e tij jashtë fushe, ka bërë me të vërtetë një gjest human. Sulmuesi togolez ka adoptuar nipin e tij pas vdekjes së vëllait. Peter Adebajor u nda nga jeta në vitin 2013 dhe la pas një djalë, të...
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania