Panorama Sport (Albania)

Klubi më i pasur në botë është Mançester Siti

-

Cilat janë klubet e futbollit më të pasura në botë? Klasifikim­i është përpiluar nga "Soçerex Football Finance 100" që ka analizuar vlerën e futbollist­ëve të skuadrave, kapitalet dhe asetet e palëvizshm­e të klubit, llogarinë bankare, potenciali­n e mundshëm të investimit dhe borxhin neto. Rezultati? Një dominim total i Premier Ligës.

SITI, ARSENALI DHE... - Në fakt anglezet dominojnë dhjetëshen e parë të listës me Mançester Sitin që prin Arsenalin në vendin e dytë, Totenhemin të pestin, Mançester Junajtid të shtatin dhe Çelsin të nëntin. Në pod ngjitet edhe PSG0-ja. Ndërsa në vend të katërt gjenden kinezët e Guanzhu Evergrande­s. Vetëm vendi i gjashtë për Realin e Madridit, ndërkohë që për të gjetur Barcelonën duhet të zbresim poshtë deri në pozicionin e 13-të. Rekordmenë­t e Gjermanisë, Bajerni i Mynihut mbyll 10-shen e parë, pasi ka koleksionu­ar 2086 pikë. Vlera e skuadrës së Hejnkesit është 603 milionë, asetet 225 milionë, llogaria bankare 101 milionë, investimi potencial 0 milionë, ndërsa borxhi neto është vetëm 15 milionë euro. Le t'i rikthehemi edhe njëherë shifrave të frikshme të skuadrës së sheikut Mansur në këtë studim. Mançester Siti ka arritur maksimumin e pikëve, 4883. Vlera e gjithë skuadrës që po dominon Premier Ligën këtë sezon arrin në 637 milionë euro. Asetet e klubit kalojnë gjysmë miliardin (534 milionë), ndërsa llogaria bankare e "qytetarëve" është 75 milionë euro. Por ajo që e bën të frikshme skuadrën e sheikëve arabë është potenciali i investimit, i cili arrin në 788 milionë euro. Ndërkohë që borxhin neto, "qytetarët" kanë arritur ta zbresin deri në 15 milionë euro, po aq sa e ka edhe klubi model i Bajernit. Arsenali renditet i pari në botë sa i përket vlerës së aseteve. Që prej transferim­it nga "Highbury" në "Emirates" ato kanë arritur në 766 milionë, më shumë se çdo klub tjetër në planet. Klubi i Vengerit ka edhe borxhin më të ulët nga klubet angleze, 8 milionë euro. Ndërkohë që Mançester Junajtid krenohet me llogarinë më të madhe bankare, 307 milionë euro. Anglezet e tjera janë: Evertoni (27); Sauthempto­ni (32); Stok Siti (33); Uest Hemi (35); Njukasëlli (36); Kristal Palasi (55); Suonsi (60); Bornmëthi (65); Bërnleji (73); Sandërlend­i (86); Brajtoni (90) dhe Aston Vila (91).

ITALIANET - Vendin e parë për klubet italiane e mban Juventusi (8). Vlera e lojtarëve të kampionëve të Italisë llogaritet te 470 milionë euro, të cilave u shtohen edhe 161 milionë euro asete, 33 milionë euro kesh në bankë, një fond investimi prej 403 milionë eurosh nga familja Anjeli dhe një borxh neto prej 209 milionë eurosh. Italianet e tjera janë Napoli që mban vendin e 26-të dhe Interi që mbyll 30-shen e parë. Vendi i 34-ët për Milanin, i 51-ti për Romën dhe i 62ti për skuadrën tjetër të kryeqyteti­t, Lacion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania