Panorama Sport (Albania)

Hënes ndërron mendje: Bëjmë blerje 70 milionë €

“Ulraish është njeriu i vitit për Bajernin tonë”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Sven Ulraish ka arritur të shfaqë një formë të jashtëzako­nshme gjatë gjysmës së parë të sezonit si zëvendësue­si i numrit një të portës së Bajernit, Manuel Nojer. Për këtë arsye ka folur edhe presidenti i klubit bavarez, Uli Hënes, i cili ka thurur elozhe për Ulraish duke thënë: "Për mua Sven Ulraish është njeriu i vitit. Ai e ka ndihmuar skuadrën në një mënyrë të jashtëzako­nshme duke arritur ta mbyllim gjysmën e parë në krye të renditjes, si dhe e ka mbajtur portën të paprekur". Ulraish ka arritur të presë pesë goditje nga 11- metërshi në gjysmën e parë të sezonit 2017/18 duke u vlerësuar si një nga portierët më të mirë në historinë e Bajernit. Mirëpo, kontrata e tij përfundon në muajin qershor të këtij viti, ndaj Hënes ka kërkuar rinovimin sa më parë duke shtuar se: "Sven Ulraish duhet të rinovojë patjetër me Bajernin". Fakti që Ulraish ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e rekordmenë­ve gjermanë ka ndezur interesat e shumë klubeve europiane, ndaj presidenti i klubit bavarez kërkon ta blindojë atë duke rinovuar sa më parë. Ai ka ardhur në skuadrën e Bajernit në vitin 2015 nga Shturgarti për një shumë prej 2.5 milionë eurosh.

BLERJET - Gjatë deklaratës së tij, presidenti Uli Hënes ka folur edhe për filozofinë në merkato të rekordmenë­ve gjermanë. Gjatë merkatos së verës së kaluar, Bajerni ka bërë blerjen më të shtrenjtë në historinë e saj, atë të mesfushori­t francez, Korentin Toliso, prej 41.5 milionë eurosh nga Olimpiku i Lionit. Mirëpo, Hënes nuk ka përjashtua­r edhe shpenzimet në shuma të larta gjatë merkatos duke thënë: "Në momentin që do ta shohim të arsyeshme, do të jemi të gatshëm të shpenzojmë edhe më tepër. Mendoj se do të kemi edhe transferta me shuma nga 50,60 dhe 70 milionë euro. Shefat e klubit të rekordmenë­ve gjermanë kanë bërë me dije disa kohë më parë se nuk duan t'i bashkohen trendit të ri në merkato, transferta­ve marramendë­se si ajo e Nejmarit për 222 milionë euro drejt PSG- së. Mirëpo, fakti që Bajerni është klubi më i madh në Gjermani dhe krahasohet me më të mirët në Europë, i detyron shefat të shpenzojnë edhe më tepër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania