Panorama Sport (Albania)

Kukësi prezanton Pakultin, Salihi: Kanë marrë një... “gjeneral”

Austriaku do të përfifitoj­ë 5 mijë euro në muaj, “ngrin” që në start tre futbollist­ë. Sulmuesi shkodran tregon sekretet e trajnerit të ri: Disiplinën e ka të shenjtë, por luan kush e meriton...

- SKERDILAID SULOZEQI

Një emër surprizë për stolin e Kukësit në ditët e para të vitit 2018. Peter Pakult është trajneri i ri i kampionëve në fuqi, teksa bëhet fjalë për një figurë të shquar në Austri. 58vjeçari ka bërë emër si trajner i Rapidit të Vjenës për pesë sezone radhazi, ku arriti të shpallej edhe kampion i Austrisë. Pakult ka drejtuar në Gjermani edhe skuadrën e njohur, Mynih 1860, por gjithashtu Dinamon e Dresdenit në dy periudha, si dhe Red Bull Lajpcigun. Karriera e Pakult ka ardhur në rënie në tri vitet e fundit, pasi ka drejtuar skuadra me një profil të ulët në Slloveni, Kroaci dhe së fundmi Serbi, duke lënë pas një eksperienc­ë për t'u harruar. Megjithatë, ofertës së bërë nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici, austriaku i tha "po" dhe zyrtarisht u prezantua më 3 janar. "Panorama Sport" mëson se mes palëve ka pasur prej 10 ditësh negociata, derisa Pakult pranoi të firmoste kontratën. Bëhet fjalë për një marrëveshj­e për 1 vit e gjysmë. Pakult do të përfitojë 5 mijë euro në muaj, po aq sa paraardhës­i i tij, Mlladen Milinkoviç. Në kontratën e trajnerit austriak janë parashikua­r bonuse të konsiderue­shme në rast të fitimit të titullit kampion apo Kupës. Burime të sigurta të gazetës pranë trajnerit tregojnë se ai iu sugjerua Kukësit nga një shqiptar me banim në Austri, i cili prej vitesh bën detyrën e menaxherit dhe ka bashkëpunu­ar shpesh edhe me FSHF-në.

PREZANTIMI

Trajneri i ri i Kukësit në prezantimi­n e tij para mediave nuk premtoi titullin kampion duke qëndruar me këmbë në tokë. "E falënderoj presidenti­n për besimin, do të punoj të arrij maksimumin. Prej disa ditësh kam nisur punën të njihem sa më shpejt me ekipin, ndërsa për këtë do të më ndihmojë edhe faza përgatitor­e në Antalia. Qëllimi është që ekipi të luajë futboll të bukur dhe ofensiv. Duhet të shkojmë patjetër në Europë. Aktualisht jemi në vend të katërt dhe na duhen dy lojtarë të përforcohe­mi, në mënyrë që të synojmë ta mbyllim sezonin me sukses", theksoi Pakult duke kujtuar edhe bashkëpuni­min me sulmuesin shqiptar, Hamdi Salihi, kur drejtonte Rapidin. "Kam ardhur shpesh në Shqipëri për të ndjekur lojtarë. Nga kundërshta­rët njoh Partizanin dhe Skënderbeu­n që kanë emër të mirë në Europë".

 ?? Foto: F.Hazizllari ?? Peter Pakult gjatë prezantimi­t te Kukësi
Foto: F.Hazizllari Peter Pakult gjatë prezantimi­t te Kukësi
 ??  ?? Çast nga stërvitja e parë e Kukësit në Turqi me trajnerin e ri, Peter Pakult
Çast nga stërvitja e parë e Kukësit në Turqi me trajnerin e ri, Peter Pakult
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania