Panorama Sport (Albania)

Besa, dy talente nga Kosova

Vijnë Fatjon Bushati i Ballkanit dhe Bler Thaçi i KEK-ut, sot pritet një sulmues cilësor

- FERIZ FERIZAJ

Besa ka nisur revolucion­in e dimrit. Një gjë e tillë ishte paralajmër­uar që gjatë dhjetorit, ku u zyrtarizua­n edhe largimet e para. Ndërsa, ishte vetë presidenti i skuadrës, Nexhat Bizhdili, i cili në një intervistë ekskluzive për gazetën bëri të ditur se gjatë merkatos së janarit do të ketë shumë afrime. Gjithçka nisi me portierin e larguar nga Luftëtari, Festim Miraka, për të vazhduar me mbrojtësin e Teutës, Dajan Shehi, dhe dy mesfushorë­t e huazuar nga klubi gjirokastr­it dy ditë më parë, Brixhild Brahimaj dhe Mikel Hoxha. Dje ka qenë radha e dy goditjeve të radhës. Këtë herë, Besa ka kthyer sytë nga Kosova duke siguruar shërbimet e dy mesfushorë­ve. Gjatë seancës së djeshme stërvitore, trajneri Bledar Sinella ka pasur në dispozicio­n të gjithë grupin me përjashtim të Shehit, i cili pritet t'i bashkohet Besës më 8 janar.

LOJTARËT

Për sa u përket futbollist­ëve kosovarë, janë të dy lojtarë të rinj dhe drejtuesit kavajas kanë shumë besim tek ata. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Fatjon Bushati, i cili vjen nga ekipi i Ballkanit të Suharekës dhe luan mesfushor qendre. I dyti është Bler Thaçi, edhe ky mesfushor anësor me tipare sulmuese. Thaçi ka luajtur për ngjyrat e ekipit të KEK-ut gjatë pjesës së parë të kampionati­t. Krahas këtyre lojtarëve të konfirmuar si pjesë e Besës, në seancën

e djeshme stërvitore u paraqitën edhe një qendërmbro­jtës dhe një sulmues. Stafi teknik do të vendosë gjatë ditëve në vazhdim nëse këta të dy do qëndrojnë ose jo. Merkato nuk do të mbyllet këtu, pasi sot pritet të afrohet një sulmues i rëndësishë­m, emri i të cilit mbahet i fshehtë nga drejtuesit.

LARGIMET

Ndërkaq, vazhdojnë largimet nga Besa. Mësohet se edhe Aldo Dervishi dhe Xhino Ngjela nuk do të jenë më pjesë e Besës. Emrush Kaloshi është dëmtuar e me sa duket e ka mbyllur sezonin. Pritet kështu që formacioni verdhezi të ketë mbi 80% ndryshime nga ai i pjesës së parë të kampionati­t. Besohet se vetëm Meglid Mihani, Skerdilajd Perja dhe Denis Biba mund të mbeten pjesë e formacioni­t të Besës për kampionati­n në vazhdim. Kavajasit e nisën me synime të mëdha kampionati­n duke besuar te ngjitja në Superiore, por pas pjesës së parë të kampionati­t janë shumë larg kreut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania