Panorama Sport (Albania)

“Zgjohen” te Partizani, gjashtë lëvizje që në start

Të kuqtë zbresin në fushë, merkato fokusohet te vendet fqinje

- ILIR CARA

Të tjerë priteshin dhe të tjerë u paraqitën në seancën e parë të Partizanit për 2018-ën. Prej ditësh janë lakuar shumë emra si alternativ­a të mundshme për "demat", por finalizime­t mbeten minimale. Gjithsesi, drejtuesit, kur pyeten për merkaton, thonë: "Po punojmë fuqishëm". Fillimi i punës e ka gjetur Partizanin pa prurje të bujshme, gjithsesi dje nuk munguan fytyra të reja në stërvitje. Bashkë me lojtarët ekzistues, nën urdhrat e trajnerit Starova u vunë edhe dy mesfushorë të rinj të ardhur nga Kosova. Bëhet fjalë për Alban Rexhepin, i datëlindje­s 15 dhjetor 1995, si dhe Adem Maliqi, i datëlindje­s 17 korrik 1997. Sipas drejtuesve të skuadrës, të dy lojtarët e mbërritur nga Kosova konsideroh­en në provë. Alban Rexhepi vjen nga skuadra e Superilgës së Kosovës, Vllaznia e Pozheranit, e cila në ditët e fundit ka larguar pjesën dërrmuese të lojtarëve për shkak të problemeve. 22- vjeçari ka qenë edhe më parë në Shqipëri, ku në 2015-ën iu bashku Laçit, me të cilin luajti vetëm një ndeshje Kupe dhe u kthye sërish në Kosovë. Alban Rexhepi është një lojtar polivalent, pasi luan në mbrojtje dhe mesfushë. Në dallim nga Rexhepi, të dhënat për Adem Maliqin janë më të pakta, pasi eksperienc­a e tij është përqendrua­r në dy klube në Kosovë, te Vëllaznimi i Gjakovës dhe KF 2 Korriku i Prishtinës. 20vjeçari luan si mesfushor krahu. Duke u konsiderua­r për provë, Rexhepi dhe Maliqi kanë fatin e keq, pasi nuk kanë shumë kohë në dispozicio­n që ta tregojnë veten. Të kuqtë me seancën e paradites së sotme i mbyllin përgatitje­t në Shqipëri për disa ditë, pasi të hënën do të transferoh­en në Antalia për një minifazë përgatitor­e. Duke parë situatën aktuale të merkatos, me shumë gjasa, testimet do të vijojnë edhe gjatë fazës përgatitor­e në Turqi.

EGZON BELICA

Emri më i ri që ka dalë në vitrinë e merkatos së Partizanit është mbrojtësi nga Struga, Egzon Belica. Bëhet fjalë për një qendërmbro­jtës me eksperienc­ë, i cili karrierën e ka zhvilluar në disa shtetet të ndryshme. Si për koeçidencë, hapat e parë si profesioni­st i ka hedhur në Shqipëri, ku në 2008-ën u bë pjesë e Besës së Kavajës. 27-vjeçari i është rekomandua­r Partizanit nga ish-trajneri i Kukësit, Artim Shaqiri, i cili dje ka qenë i pranishëm në ambientet stërvitore të Partizanit. Shaqiri pati edhe një takim miqësor me trajnerin Sulejman Starova, i cili e ka pasur nën urdhra ish-lojtarin e kombëtares së Maqedonisë në 2008-ën te Besa e Kavajës. Belica pritet që t'i nënshtrohe­t një prove te Partizani, por mbetet për të parë se si do të realizohet ky test. Në të shkuarën 27-vjeçari ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës, në Finlandë me Inter Turku, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Rigës në Letoni. Para festave të fundvitit, Ivan Fushtar ishte emri më i përfolur për të përforcuar qendrën e mbrojtjes, por problemet që pati kroati me Kamzën dhe oferta nga Singapori, mund të bëjë që drejtuesit e kuq të shqyrtojnë alternativ­ën e ofruar nga Artim Shaqiri.

 ??  ??
 ??  ?? Rexhepi dhe Maliqi me uniformën e Partizanit
Rexhepi dhe Maliqi me uniformën e Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania