Panorama Sport (Albania)

Murinjo sulm Kontes: Unë s’trukoj ndeshje...

Noruiçi frenon Konten, e pret një ndeshje kthimi në “FA”

-

Dopieta e Agueros dhe goli i Sanesë dhe Bernardo Silvës i lejuan Sitit që të mposhtë 4- 1 Bërnlejn në raundin e katërt të Kupës FA. Sulmuesi argjentina­s ngjitet në kuotën e 187 golave me fanellën e "qytetarëve" dhe thellon rekordet. Skuadra e Shon Dajçit trembi Guardiolën për 55 minuta, por në fund arriti të përmbysë me goleadë. Golit të Barns në minutën e 25-të iu përgjigj Augero, Sane dhe Bernardo Silva. Me këtë fitore, "qytetarët" kualifikoh­en në 1/ 16-at e kompeticio­nit më të vjetër futbollist­ik në planet, ndërsa Bërnlej i jep lamtumirën turneut. Skuadra e Guardiolës e nis fort në pjesën e parë, por nuk arrin kurrë që të trembë seriozisht portierin Poup. Bërnlej mbrohet me kujdes dhe në kundërsulm­in e parë shënon golin e avantazhit me Barns, i cili përfiton nga gabimi i Stonsit, i drejtohet portës dhe shkarkon një të djathtë të fuqishme që nuk i lë asnjë shans Bravos. Vendësit provojnë të reagojnë, por ai nuk sjell asgjë përveç ndonjë goditje të pasaktë të Fernandinj­os, Zinçenkos dhe Agueros. Në pjesën e dytë, miqtë përpiqen të bëjnë të njëjtë gjë, të mbrohen, por nuk i kanë bërë mirë llogaritë me Agueron, i cili mes 56'-58' i godet dy herë: në fillim me një kthesë me të djathtën pas një goditjeje dënimi të luajtur shpejt nga Siti dhe të dytin pas një prekjeje me thembër të Gyndoanit. Pas një ore lojë, Danilo shpërdoron golin e tretë, i cili do të vijë me Sanenë me të majtën, pas një asisti fantastik të David Silvës. Tetë minuta nga fundi, Bernardo Silva, i futur në vend të Agueros, merr një top nga Uoker dhe mposht për herë të katërt Poupin.

NGEC ÇELSI - Nuk bëri vetëm Leiçesteri një figurë të shëmtuar në Kupën e Mbretëresh­ës. Në bilancin pas ndeshjes së fundit të ditës që përmbylli raundin e 1/32ave, thuajse kaluan më tej të gjitha të mëdhatë, përveç Vardisë me shokë që u ndalën nga ekipi i kategorisë së tretë, Flitudi dhe Çelsi që nuk shkoi më tepër se një barazim 00 në fushën e Noruiçit, klubit historik, por që sot militon në Championsh­ip dhe renditet në vend të 13-të në kategorinë e dytë në Angli. Për Antonio Konten nuk vlen as justifikim­i i rrotacioni­t, lodhja maksimale fizike dhe ndoshta edhe psikologji­ke për lojtarët dhe trajnerit, ndoshta nga lufta

dialektike me Murinjon. Në fushë zbresin shumë titullarë si Rydiger dhe Kejhill në mbrojtje, ndërsa në sulm, italiani zgjedh Batushajin, por zgjedhjet e tij nuk japin rezultat. Çelsi paguan me të paktën 90 minuta të tjera lënien jashtë të Hazardit.

 ??  ?? FQ. 18-19
FQ. 18-19
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania