Panorama Sport (Albania)

Juventusi fiton, por Dibala del në lot nga fusha

Shtylla dhe raste, por sardëve u mohohet një penallti pas disavantaz­hit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Intuita, ajo shkëndijë që shpeshherë i vjen në orët e vona të mbrëmjes, edhe këtë herë i rezultoi fituese. Masimilian­o Alegri në Kaljari hoqi dorë nga "ushtari" i tij i besuar, Manxukiç, për t'i dhënë një shans Bernardesk­it dhe pati sërish të drejtë: gol trepikësh për ishyllin e Fiorentinë­s. Juventusi vuan në Sardenjë, sepse humb Dibalën për një dëmtim, i rëndë, duke parë lotët e argjentina­sit, por edhe Khedirën, dhe vazhdon të mbetet në trajektore­n e Napolit. Kaljari, nga ana e tij, del me kokën lart nga fusha për rastet e krijuara dhe ndoshta ndihet edhe i "grabitur" për një penallti të mohuar, për prekje me dorë të atij që vendosi ndeshjen për bardhezinj­të.

SHTYLLA DHE PRITJE

Juventusi e nis me marshin e pestë, aq sa brenda 17 minutave sheh tre gola të munguar për çështje milimetras­h: Dibala godet traversën me goditje dënimi, Bernardesk­i shkund shtyllën, ndërsa Rafael shpëton mrekullish­t goditjen me kokë të Khedirës. Gjithsesi, Kaljari është i gjithi grintë e shpirt, sepse në mesfushë është i ashpër me Faragon dhe Barelën, por edhe i rrezikshëm në sulm. Këtë e kupton mirë Shezni, i cili bën një fluturim të çmendur, për të ndalur goditjen me kokë tokazi të Pavoletit, por me portierin polak që, pak përpara pauzës, ndalon edhe Farian, duke e devijuar topin në shtyllë. Për t'u shënuar edhe një gol i anuluar ndaj juventinit Benatia për pozicion jashtë loje. DËMTIME DHE AVANTAZH

Pjesa e dytë nis me Kaljarin e rrezikshëm, sërish me Pavoletin me kokë, ndërsa Alegri humb dy "armë" të rëndësishm­e. I pari që lë fushën është Dibala, për një dëmtim muskulor, i cili duket serioz, duke parë lotët

e numrit 10, ndërsa pak minuta më vonë edhe Khedira largohet, pas një grushti që merr nga Shezni, pas një daljeje të shokut të tij të ekipit. Një tjetër që "plagoset: është edhe Kielini, i cili e mbyll ndeshjen i fashuar, në kokë. Në vend të dy të larguarve,

Kosta dhe Manxukiç, Juventusi është i rrezikshëm. Pasi provojnë Pjaniç e Kosta, ky i fundit i dhuron asistin Bernardesk­it për golin e avantazhit, me sulmuesin që shtyn lehtësisht në rrjetë. Kaljari proteston pak minuta më pas, pasi autori i golit

prek një top me dorë në zonë, një penallti e qartë e mohuar të zotëve të shtëpisë, duke parë krahun e hapur të numrit 33, por në fund, pushimet 10-ditore do të jenë të lumtura për bardhezinj­të, me ekipin që do të bashkohet në stërvitje më 16 janar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania