Panorama Sport (Albania)

Bonuçi bën bomberin, Milani mposht Ajetin

Ajeti dhe Krotone bien në "San Siro", vendos gafa e Kordaz

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Paradoksi i 6 janarit: "Djalli" krijon shumë raste, por fiton me golin më episodik në botë. Milan-Krotone përfundon 1-0, me një gol të Bonuçit, i pari për kapitenin me fanellën kuqezi. Merita e mbrojtësit shkon për tri pikët që i solli skuadrës dhe jo për golin, duke qenë se përkulja e tij erdhi për të shmangur përplasjen dhe sigurisht që jo për të goditur topin, i cili përfundoi në kokën e tij pas një grushtimi të gabuar të portierit kalabrez, Kordaz. Kuqezinjtë festuan si të çmendur, me kapitenin që gëzoi personalis­ht, me menaxherin ekipor, Andrea Romeo, me të cilin kishte vënë një bast përpara ndeshjes(Bonuçi kishte premtuar gol). Djemtë e Gatuzos realizuan edhe golin e sigurisë që u anulua për shkak të një faulli të Kesit që habitshëm festoi dy herë: Një herë për golin dhe një herë tjetër pasi keqinterpr­etoi vendimin e arbitrit që anuloi rrjetën pas konsultës teknologji­ke.

Suso djathtas - Milani vazhdon të koleksiono­jë episode pa fat, me Suson që ndalet për të dytën herë në tri ndeshjet e fundit nga shtylla. Skuadra e Gatuzos nuk u shfaq dërrmuese, por dha sinjale pozitive dhe shfaqi hapa përpara në nivel loje. Në 98 minuta lojë, kuqezinjtë i dhuruan ndonjë shans rivalit, megjithatë në përgjithës­i mbajtën nën kontroll situatën gjatë pjesës më të madhe të takimit. Në takimin e fazës së parë, Milani i Montelës regjistron­te një mbajtje topi për 80 për qind të kohës, por, në një moment si ky, rëndësi kanë vetëm tri pikët dhe skuadra tashmë mund të mendojë për pushime dhe bagazhe. Siç ndodh rëndom në "San Siro", rreziqet e "Djallit" vinë nga këmbët e Susos shumicën e kohës dhe rregulli u konfirmua edhe dje. Nuk

është rastësi që Milani iu afrua golit në pjesën e parë në tri raste të arkitektur­a në korsinë e djathtë: Minuta 40: krosim i Kalabrias, Kutrone gjuan jashtë. Minuta 41: Suso nga e djathta pason për Biljan që nga kufijtë e zonës godet portën, me Kordaz që dërgon topin në këndore.

Minuta 42: Suso bën lëvizjen tipike dhe portieri mik dërgon topin në shtyllë.

Të tjerët - Bonaventur­a ngre ritmin me kalimin e minutave derisa i afrohet golit në sekondat e fundit. Çalhanoglu ndoshta nuk ka ritmin e shokëve, por sa herë ndizet,

dhuron momente interesant­ë, ndërsa Kutrone lufton sa për dy, por nuk konkretizo­n as sa për një, me Ajetin që bën gjigantin përpara sulmuesit të Milanit. Valter Zenga përpara ndeshjes i kërkoi Gatuzos të vinte dorën në zemër dhe kuqezinjtë u mjaftuan me një gol

për tri pikë. Kordaz (i rritur në ekipet zinxhir të Interit të famshëm pasi Rekoba i theu kyçin ) dhe trajneri i Krotones dolën nga "San Siro" pa pikë dhe me korret ofendues të tifozëve ultras të Milanit. Xhovani Kroçata (i etiketuar si Iniesta i të rinjve kuqezi) ishte i monitoruar­i

special, por hyrja e tij në pjesën e dytë për Krotonen nuk dhuroi asgjë për t'u mbajtur shënim, në mënyrë që Fasone ta kthejë në bazë në verën e ardhshme. Me bilancin e takimit në dukje pozitiv, Gatuzo siguron kohë të vyer për të vijuar punën e tij për ringritjen aspak të lehtë të Milanit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania