Panorama Sport (Albania)

Zyrtare, Kutinjo kalon te Barça për 160 milionë €

U nis nga Londra në Barcelonë, sot pritet në tribunë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mund të ishte shndërruar në një telenovelë braziliane me shumë seri, por dje i erdhi fundi: Filipe Kutinjo është zyrtarisht i Barcelonës. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, klubi katalanas zyrtarizoi transferim­in e braziliani­t. Ai ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Barcelonën dhe do të qëndrojë në Katalunjë deri në vitin 2023. Liverpuli do të përfitojë 160 milionë euro nga shitja e tij (120+40 bonuse), ndërsa lojtari mbrëmjen e djeshme u nis nga Londra për në Barcelonë. Tratativa mes palëve nisi që në gusht, por u desh fillimi i vitit 2018-të për të përfunduar.

Klauzola- Barcelona nuk do të bëjë të njëjtin gabim si me Nejmarin dhe i ka vënë një klauzolë 400 milionë euro. Të gjitha skuadrat që do të kërkojnë ta transferoj­në 25vjeçarin duhet të paguajnë shtrenjtë për kartonin e tij.

Prezantimi- Ditën e sotme Kutinjo do të jetë në stadium për të parë nga afër ndeshjen e Barcelonës me Levanten, ku do të takojë gjithashtu trajnerin Valverde dhe shokët e rinj të skuadrës. Nuk është përcaktuar ende nëse do të zbresë në fushë përpara tifozëve, por nesër janë parashikua­r vizitat mjekësore për braziliani­n.

Jo në Champions- Por ka një lajm negativ në gjithë këtë histori. Filipe Kutinjo nuk mund të luajë dot në Ligën e Kampionëve, pasi në këtë kompeticio­n është aktivizuar më parë me Liverpulin. Braziliani do të aktivizohe­t vetëm në Kupën e Mbretit dhe në La Liga. Tifozët po e presin me pa durim këtë moment.

I dyti në histori- Pas zyrtarizmi­t të tij te Barcelona, Kutinjo bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë i historisë së futbollit, pas Nejmarit. Ky i fundit u ble 222 milionë euro nga PSG-ja, ndërsa Kutinjo 160. Megjithatë, në verë kur PSGja të paguajë 180 mln për Mbapenë, do të bëhet i treti. Aktualisht është më i shtrenjti në historinë e Barcelonës.

 ??  ?? Filipe Kutinjo duke u nisur nga Londra për në Barcelonë
Filipe Kutinjo duke u nisur nga Londra për në Barcelonë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania