Panorama Sport (Albania)

Vagner debuton me gol, Bajerni bën spektakël

Vagner debuton me gol, shënon Toliso, Roben, Koman, Dorsh, Zyle

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ndeshja e parë, goli i parë, për Sandro Vagnerin, ndërsa sulmuesi festoi në mënyrën më të bukur rikthimin e tij te Bajerni. Ai shënoi golin e parë për rekordmenë­t gjermanë në vitin 2018, i cili zhbllokoi rezultatin e miqësores kundër Al-Ahlit në Doha. Ndërkohë që në pjesën e dytë, kampionët e Gjermanisë do të argëtohesh­in edhe me Tolisonë, Robenin, Komanin, Dorshin dhe Zylen.

Zgjedhjet - Jup Hejnkes përdori dy skuadra të ndryshme në secilën pjesë në miqësoren e parë, nga dy të tilla për Bajernin përpara se të rinisë Bundesliga. Vetëm Korëntë Toliso luajti 90 minuta, duke u aktivizuar edhe në rolin e pazakontë të qendërsulm­uesit gjatë fraksionit të dytë. Lojtarët e vetëm që nuk u aktivizuan ishin tre të padisponue­shmit: Robert Levandovsk­i, Mats Humels (të dëmtuar) dhe Joshua Kimish (gjendje gripale).

Ndeshja - Bajerni nuk ka rivale në fushë dhe krijon menjëherë një mori rastesh ndaj skuadrës që renditet në vend të 6-të në Ligën e Yjeve në Katar. Vagner ishte pika e referimit dhe që në minutën e parë godet traversën pas një goditjeje me kokë. Pastaj do t'i thotë "jo" në tri raste portieri Jazan Naim. Në minutën e 15-të, miqtë i afrohen sërish golit, këtë herë me Hamesin, topi i të cilit largohet mbi vijën fatale. Por përpjekjet e Vagnerit do të shpërblehe­n në minutën e 38-të, kur këtë herë do ta mposhte Naimin me kokë. Hames dhe Myler patën raste të tjera për ta thelluar avantazhin përpara pushimit, por në dhomat e zhveshjes shkohet me diferencën e një goli. Zven Ulraish u thërrit dy herë në detyrë nga Çikhaoui dhe Ali Qadri në kundërsulm, kur rezultati ishte ende i barabartë.

Shi golash - Por gjermanët nuk pritën shumë për të festuar në pjesën e dytë, ndërsa Toliso dyfishoi me një tjetër goditje me kokë 7 minuta pas rinisjes së lojës. Pastaj bavarezëve, Roben u kujtoi edhe njëherë golin ndaj Junajtidit në "Old Trafford", Koman shënoi me një goditje fluturimth­i, ndërsa Dorsh me një silurë. AlAhli, që në vitet 2003-05 kishte Guardiolën në skuadër, duhet të falënderoj­ë portierin Naim që nuk pësoi një humbje më të thellë, pasi ai ndali Tolisonë dhe Komanin në disa raste të tjera. Por miqësoren e vetme të gjermanëve në kampin e Dohas do ta mbyllte Zyle me një gjuajtje me kokë nga goditja e këndit në 88'.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania