Panorama Sport (Albania)

Daja nuk e fsheh: Bregu dhe Abazaj do na bënin punë

“Na duhet një mesfushor dhe një sulmues, ja nga se varet”

- LLAZI SARO

Ilir Daja shfaqet i rezervuar në maksimum sa u përket emrave, edhe pse konfirmon se deri në fund të merkatos mund të ketë edhe një blerje. "Driblon" për Bregun dhe Abazajn, por nuk ngurron të pranojë që të dy lojtarët si ata do t'i bënin realisht punë Skënderbeu­t të tij. Në një dalje për mediat, trajneri i bardhekuqv­e ku ka folur për gjithçka, duke filluar nga largimi i Shkodrës dhe huazimi i Luajt e për të kaluar tek objektivat dhe shtyrja e kampionati­t.

Daja, sa do t'ju shërbejë kjo minifazë?

Do të jetë me shumë vlera. Drejtuesit si gjithmonë na kanë krijuar kushtet më të mira, ndaj mendoj se në këtë fazë në Antalia do të jemi 100% të përqendrua­r për t'u rifutur me ritmin e duhur pas pushimeve.

Dita e parë e kësaj faze në Antalia, e keni nisur direkt me ngarkesë?

Për këtë punë kemi ardhur në Turqi. Kam përgatitur programin stërvitor deri në datën 19 janar, e cila do të jetë edhe dita e fundit e qëndrimit në Antalia. Shpresoj që të gjithë lojtarët ta përballojn­ë sa më mirë dhe të kemi sa më pak dëmtime të jetë e mundur.

Një ditë përpara se të largoheshi­t nga Shqipëria, u mbyll edhe marrëveshj­a me Luftëtarin për Dejvi Bregun dhe Kristal Abazajn. E konfirmoni?

Nuk është një pyetje për mua. Një përgjigje për këta dy emra mund t'u japë vetëm presidenti Ardjan Takaj. Për mua, janë lojtarë shumë të mirë dhe do të na bëjnë shumë punë, nëse do të vijnë te Skënderbeu. Çdo lojtar që ne do të zgjedhim, pa diskutim që do të jenë të duhurit. Megjithatë, derisa unë nuk i kam në ekip, nuk mund të flas më shumë.

OK, por besoj se ju kanë thënë që do t'i keni pas përfundimi­t të sezonit...?

Ju lutem, flasim më mirë për ata lojtarë që ne kemi në përbërje për momentin, pasi nuk mund të bëj dot parashikim­e për atë që do të ndodhë në muajin maj. Për mua mbeten lojtarë me shumë vlera dhe kur të jenë nën urdhrat e mia, atëherë mund të komentoj gjëra konkrete.

Ikën Donjet Shkodra, ndërsa do huazohet Bruno Lulaj. Pse këto vendime?

Donjetit i uroj suksese te skuadra e tij e re, ndërkohë që

te Skënderbeu gjeti pak hapësira dhe bëri zgjedhjen e vet. Mua më interesojn­ë vetëm lojtarët që kam në ekip dhe jo ata që kanë ikur. Përderisa Shkodra nuk e gjeti veten te Skënderbeu, do ta gjente në një tjetër. Ai është një lojtar me vlera dhe shpresoj të përshtatet sa më shpejt atje ku është. Sa i përket Lulajt, më shumë dinë drejtuesit për këtë çështje. Janë politikat e klubit dhe ata që janë huazuar deri tani dhe që do të huazohen janë zgjidhjet e të dy palëve, pasi preferohet më së shumti që lojtarët të kenë minuta në këmbë.

Nuk do të na zbuloni asgjë rreth merkatos?

Unë po tregohem i drejtpërdr­ejtë me ju, sepse listën që kishim përcaktuar qysh në fillim ne e bëmë publike. Në të nuk kishte asnjë risi dhe, përderisa edhe këtu në Antalia nuk kam asnjë emër të ri, nuk kam si të flas.

OK, mund të na thoni se çfarë i keni kërkuar ju presidenti­t Takaj?

E kam theksuar edhe herë të tjera dhe e them sërish, me kontingjen­tin që kam, ne jemi të plotësuar. Por, nëse do të kemi ndonjë lëvizje për sa i përket ndonjë shitjeje, sigurisht që do të ndërhyjmë. Një sulmues apo një mesfushor do të na bënte mirë. Unë kërkesat e mia ia kam parashtrua­r edhe presidenti­t. Skënderbeu në këtë mënyrë është ndërtuar jo vetëm për të marrë futbollist­ë, por edhe për të shitur, prandaj në fokus jemi në merkaton në dalje. Dhe nëse ndodh që dikush të largohet, pa diskutim që do t'i zëvendësoj­më.

Mësohet që sapo ka mbërritur një lojtar i ri nga Venezuela. E vërtet dhe cili është?

Po, ka mbërritur një futbollist i ri dhe që është vetëm 19 vjeç. Nuk mund të them më shumë se kaq, pasi akoma s'e kam parë në stërvitje. Këta që vijnë dhe që do të vijnë edhe në ditët në vazhdim janë lojtarë që i përkasin të ardhmes dhe që mund t'i quaj talente. Pasi t'i shikoj do të them edhe unë fjalën time, por përderisa nuk janë futbollist­ë që mund të kontribuoj­në qysh tani, nuk mund të them më shumë se kaq.

Shtyrja e kampionati­t dhe qëndrimi në Antalia edhe tri ditë më shumë ju favorizon?

Sigurisht që po. Ka shumë vlerë shtyrja e kampionati­t për ne dhe kjo na bëri vërtet mirë. Kështu duhej të ndodhte dhe nuk na bëri mirë vetëm neve, por edhe skuadrave të tjera. Për fat do kemi më shumë kohë për të punuar të qetë.

Keni për të luajtur edhe tri ndeshje miqësore. A janë kundërshta­rët e duhur për të matur forcat?

Gjatë çdo faze përgatitor­e, ndeshjet miqësore janë ato që e ndihmojnë më shumë një ekip dhe një staf teknik për të parë gjendjen e futbollist­ëve. Ndaj do të kenë vlerë, aq më tepër që do t'i luajmë me kundërshta­rë të fortë. Aty do të duket realisht edhe forma e skuadrës. Gjithsesi, në këto miqësore nuk më intereson rezultati, por vetëm paraqitja. Të hënën kemi ndeshjen e parë dhe sigurisht që do të jetë një test që do të vlejë për të gjithë grupin që kemi në dispozicio­n.

Së fundmi, një ekipi me pretendime madhore a i duhet që të bëjë merkato të madhe?

Skënderbeu gjithmonë ka afruar lojtarët që i kanë bërë më shumë punë dhe kështu do të veprojë edhe në këtë merkato. Ndoshta mund të kemi edhe vetëm një afrim deri në fund, por nëse bëhet, do të jetë një përforcim i vërtetë, pra, që do t'ia vlejë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania