Panorama Sport (Albania)

Godet Vllaznia, gjen mbrojtës në Maqedoni

“Jam i lumtur dhe do bëj maksimumin për ringritjen e ekipit”

- ADMIR URUÇI

Vllaznia është nisur dje drejt Ulqinit për të zhvilluar fazën përgatitor­e dimërore dhe trajneri Gjoka u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth zhvillimev­e më të fundit në ekip. Ai ka bërë me dije se, përveç Xhevahir Sukajt, në skuadër do të ketë të tjerë futbollist­ë të rinj që do t'i bashkohen grupit...

Drejtuesit e klubit shkodran kanë bërë një tjetër goditje në merkato. Pas firmës së dy ditëve më parë të Xhevahir Sukaj, mbrëmjen e djeshme është arritur akordi dhe me një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Sedat Berishën, qendërmbro­jtësi 28vjeçar që ka luajtur te skuadra e Shkupit, por që ka një karrierë të pasur në Maqedoni dhe jashtë saj, ndërkohë që ka provuar edhe fanellën e Kombëtares së Maqedonisë në vitin 2012. Gjithashtu mbrojtësi është aktivizuar me Shkëndijën e Tetovës, apo edhe klubin e Bursaspori­t në Turqi për një sezon. Berisha ka firmosur një kontratë 1- vjeçare me drejtuesit e klubit, nga e cila do të përfitojë një shumë prej 2500 eurosh në muaj. Ai ka zyrtarizua­r aktivizimi­n e tij me Vllazninë në praninë e administra­torit Gjyrezi dhe do të niset drejt Ulqinit, ku skuadra do të zhvillojë fazën përgatitor­e, e cila starton sot.

DEKLARATA - Në fjalët e para pas firmës me Vllazninë,

Berisha është shprehur: "E kam pritur me shumë kënaqësi ofertën për të ardhur në Shqipëri te Vllaznia. Kjo skuadër është me shumë emër dhe pa dyshim që do përpiqem të jap më të mirën time. Vendi që

ajo ka sot në renditje nuk i shkon për shtat dhe bashkë me të gjithë shokët e ekipit do të bëjmë çmos që ajo të ngjitet në vendin që i takon", u shpreh lojtari. Merkato e skuadrës së Vllaznisë do të vazhdojë edhe në ditët në

vijim, ku do të synohen të përforcohe­n ato reparte ku skuadra ka nevojë. Drejtuesit po shohin kryesisht tregun jashtë vendit, pasi Kategoria Superiore në janar nuk të jep shumë mundësi zgjedhjeje.

 ??  ??
 ??  ?? Administra­tori Gjyrezi dhe Sedat Berisha duke firmosur kontratën
Administra­tori Gjyrezi dhe Sedat Berisha duke firmosur kontratën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania