Panorama Sport (Albania)

Nisin spastrimet te “demat”, Lukas i bashkohet grupit në Turqi

Adorjan, Xhixhiua dhe Uarlej nuk u paraqitën dje

-

Prezenca në seancën e parë stërvitore ka pasur domethënie të madhe te Partizani. Ishte thënë se ata që nuk do të ishin prezentë në seancën e djeshme, automatiki­sht konsideroh­en si të larguar nga klubi. Kristjan Adorjan, Mustafa Xhixhiua dhe braziliani Uarlej Alvesh nuk ishin prezentë në stërvitjen e djeshme. Për mosprezenc­ën e tyre, burime nga klubi bënë me dije se atyre u është dhënë disa ditë më shumë leje duke mos e shqiptuar fjalën "të larguar". Duke pasur eksperienc­ën e çështjes "Sukaj", i cili ende konsideroh­et me leje nga klubi, por që është prezantuar te Vllaznia, tre futbollist­ët e huaj

hyjnë te lista e spastrimev­e. Mosprania e Adorjanit, Xhixhiuas dhe Uarlejt ishte e pritshme, pasi prej kohësh është thënë se ata nuk janë në planet e drejtuesve për pjesën e dytë të sezonit. Edgar Çani nuk ka qenë prezent dje në seancën e parë, por dihet që lojtari do të vijojë fazën riaftësues­e në Itali pranë

klinikës ku është operuar dhe pritet që t'i bashkohet ekipit pas kthimit nga Turqia. Lukas Kardozo konsideroh­et si afrim i të kuqve në merkaton e dimrit, por klubi kryeqyteta­s ende nuk e ka prezantuar braziliani­n e Pelisterit. Sulmuesi nuk ka qenë i pranishëm dje në seancën e parë, por pritet që t'i bashkohet ekipit në Antalia. Për momentin Partizani ka zyrtarizua­r dy afrime, Bruno Telushin dhe Esat Malën, por edhe braziliani Lukas hyn te prurjet e merkatos së dimrit. I pranishëm në ambientin stërvitor dje ka qenë edhe mbrojtësi Arbnor Fejzullahu, i cili para tre muaj ka kryer një operacion në këmbën e djathtë. Fejzullahu pritet që së shpejti të nisë vrapimet në fushë, por nuk do të jetë pjesë e skuadrës në fazën përgatitor­e në Turqi. Arbnor Fjezullahu­t i duhet akoma kohë që të rikuperohe­t plotësisht dhe me shumë gjasa ai mund të jetë gati për ekipin vetëm në fazën e katërt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania