Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Sukaj na jep moral, gabuam me Cicmil

-

Vllaznia është nisur dje drejt Ulqinit për të zhvilluar fazën përgatitor­e dimërore dhe trajneri Gjoka u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth zhvillimev­e më të fundit në ekip. Ai ka bërë me dije se, përveç Xhevahir Sukajt, në skuadër do të ketë të tjerë futbollist­ë të rinj që do t'i bashkohen grupit.

Nisni fazën përgatitor­e me objektiva të reja për vitin 2018... Sigurisht që sot (dje) shkojmë për të filluar fazën përgatitor­e në Ulqin dhe kjo duhet vlerësuar. Siç e dini, përgatitje­t janë 12 ditë dhe mendojmë të bëjmë diçka ndryshe. Presim përforcime aty ku kemi thënë, sidomos në repartin e mbrojtjes. Përforcimi i parë ishte Xhevahir Sukaj, një lojtar me shumë të dhëna dhe që ju e njihni shumë mirë. Një futbollist nga i cili mund të pretendojm­ë shumë. Klubi po punon për të përforcuar skuadrën. Mendoj se do të jemi një ekip më solid për të bërë një start ndryshe në këtë pjesë të sezonit. Mund të zbuloni ndonjë emër konkret që mund të jetë pjesë e ekipit?

Ende nuk mund të themi asgjë. Kemi bërë një lapsus në momentin që doli emri i Cicmil. Klubi ku ai është aktualisht e penalizoi dhe i vuri një çmim shumë të madh, ndaj e mbyllëm atë pistë, edhe pse ishte shumë e mirë. Në momentin që lojtarët do të vijnë në zyrën e presidenti­t tonë, atëherë do ta merrni vesh gjithçka.

Si do të jetë i ndërtuar programi i seancave stërvitore në Ulqin?

Ne do të bëjmë çmos që të ketë edhe ndonjë ndeshje miqësore në këtë periudhë. Por, një gjë e tillë, nuk do të jetë e lehtë, pasi kampionati malazez fillon vonë dhe përgatitje­t e ekipeve vendase ende nuk kanë nisur. Gjithsesi, për ne janë shumë të rëndësishm­e ndeshjet miqësore. Ne do mundohemi që ta realizojmë një gjë të tillë. Sukaj tashmë është pjesë e ekipit, si është pritur ai në skuadër?

Është një afrim pozitiv si nga ana psikologji­ke, edhe profesiona­le. Do të jetë një moral më shumë, pasi është një lojtar që ka fituar si jashtë, po ashtu dhe brenda vendit. Mendoj se do të jetë pozitiv për të gjithë ne afrimi i tij.

Atsina dhe Kruja janë larguar përfundimi­sht, çfarë ka ndodhur me ta?

Unë mund të them se Atsina nuk do të jetë më pjesë e jona. Ne pretendoni­m shumë nga ai futbollist dhe ai nuk na dha gjë. Ndërsa Kruja mund të kërkojë një skuadër ku mund të ketë më shumë hapësira.

Sa i takon Atsinës, do të largohet nga Shkodra, apo do të jetë pjesë e ekipit të dytë?

Mund të them se Atsina nuk do të jetë pjesë e jona, por mund të jetë edhe te "B'-ja. Admir Uruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania