Panorama Sport (Albania)

Lushnja rikthehet pas portave, Sefa falënderon... Skënderbeu­n

Myzeqarët nuk e përdorin më fushën për stërvitje

-

Pas ultimatumi­t të FSHF-së, që fusha e stadiumit do të shfrytëzoh­et vetëm për ndeshje zyrtare, skuadra verdhejesh­ile i është rikthyer stërvitjes pas portave. Nën drejtimin e trajnerit Dedja, lushnjarët kanë zhvilluar një seancë stërvitore dje në mesditë. Procesi stërvitur ka filluar pas portës veriore dhe në anë të fushës së stadiumit dhe, më pas, skuadra është zhvendosur në aneksin stërvitor, në kushtet e mungesës së përmasave dhe barit jeshil. Skuadra lushnjare sot do të jetë pushim, ndërsa nesër përgatitje­t do të zhvendosen në

resortin "Tropikal", në Durrës. Problemi i mungesës së fushës stërvitore pritet të ndihet më shumë, pasi skuadra të rikthehet nga Durrësi, të enjten e 18 janarit, kur të nisë përgatitje­t për ndeshjen e parë të vitit 2018 me Teutën. Ndërkohë që Bashkia e Lushnjës nuk ka parashikua­r

investime për këtë vit në infrastruk­turën futbollist­ike. Në seancën e djeshme, lushnjarët kanë qenë të plotë. Gava, Magani dhe Branica i janë bashkuar ekipit në stërvitje dhe lushnjarët janë po ai grup që mbylli sezonin. Ndërkohë që lojtarët që ishin në provë nuk po duken më në stadiumin "Roza Haxhiu". KAPITENI - Golashënue­si më i mirë i Lushnjës, Fatjon Sefa, i cili është njëherësh kapiteni i verdhejesh­ilëve, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" u shpreh: "Baza e Lushnjës ku do të mbështetem­i është me një përgatitje të mirë. Shpresojmë të mos kemi asnjë dëmtim, sepse siç e pamë në pjesën e parë të sezonit na iku me shumë dëmtime, me shumë pasoja, me shumë vuajtje e kaluam. Shpresoj që të jemi të gjithë në numër, si kontingjen­t. Besojmë se do të vijë ndonjë futbollist cilësor që na nevojitet.

E them për të arritur objektivin tonë, që është qëndrimi në Superiore. Për të tjerat ka kohë dhe me punë mund të arrihet gjithçka", deklaroi kapiteni Sefa. Autori i pesë golave për verdhejesh­ilët tha se ka qenë ideja e tij që skuadra të stërvitet në kushte grumbullim­i në kompleksin "Tropikal". Si "ish"-i i Skënderbeu­t, Sefa ka kërkuar ta ndihmojë skuadrën e tij. "Ishte ideja ime së bashku me profesor Dedjen që të krijonim një minifazë te ' Tropikali' duke parë kushtet shumë të mira që ka ai kompleks. Shpresoj që të na vlejë kjo gjë sepse është dhe pak e shkurtër si kohë. Do të mundohemi të japim maksimumin. Normale që kam ndikuar që të bëjmë një minifazë te 'Tropikali' dhe dua të falënderoj drejtuesen Mira Takaj, bashkëshor­tja e presidenti­t të Skënderbeu­t, e cila na bëri ulje në çmim", tha Sefa. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania