Panorama Sport (Albania)

Objektiva dhe merkato, Mezani tregon Laçin

-

Laçi ishte një nga skuadrat surprizë të këtij sezoni futbollist­ik. Ekipi që drejtohet tre muajt e fundit nga trajneri vlonjat, Gentian Mezani, mban me meritë vendin e tretë në Kategorinë Superiore dhe me të drejtë pretendon një vend në Europë. Për të arritur këtë objektiv, kurbinasit janë përforcuar në merkato me futbollist­ë të rij. "Ka ardhur Shtubina, Beqja dhe Zogaj, ndërsa jemi në bisedime edhe me një qendërmbro­jtës dhe presim ta mbyllim marrëveshj­en këto ditë. Nuk presim më afrime të tjera, por vetëm të përqendroh­emi të pjesa e dytë e kampionati­t. Grupi mendoj se është i shëndoshë, me element të rinj, por i gërshetuar edhe me ata me përvojë. Një element pozitiv është fakti që afrimet u bënë shpejt për t'i pasur në dispozicio­n që nga dita e parë e përgatitje­ve", ka thënë trajneri Mezani në një prononcim për "SuperSport". OBJEKTIVAT - Duke parë ecurinë e mirë të deritanish­me, trajneri e pranon se ka pritshmëri të mëdha për ndeshjet e ardhshme të Superiores. "Normalisht është vit i ri, por ashtu si në vitin e shkuar, kam dëshirë që të bëjmë mirë edhe këtë vit. Kjo do të na bëjë mirë, si për pozitat tona, ashtu edhe për objektivat. Jemi një skuadër e re dhe nuk duam t'i vendosim çunat në presion me objektiva. Ndeshja e radhës është objektivi ynë i vetëm, ashtu siç kemi bërë deri tani, me qëllim që të grumbulloj­më sa më shumë pikë. Europa është e vështirë, si nga kampionati, ashtu edhe nga Kupa, por te kjo e fundit, rruga është pak më e shkurtër", ka vazhduar Mezani, ndërkohë që skuadra e tij do të jetë nga të paktat që do ta zhvillojë fazën përgatitor­e në Shqipëri. "Mënyra jonë e lojës do të jetë gjithmonë ajo, por do të tentojmë ta perfeksion­ojmë edhe më shumë. Pas 3 muajsh mund të them se skuadra i ka përthithur mirë idetë e mia dhe ka marrë identiteti­n tim. Lojtarët më janë përgjigjur mirë në pjesën e parë të sezonit dhe besoj se do të vijojnë të më përgjigjen edhe në vazhdim", ka mbyllur tekniku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania