Panorama Sport (Albania)

Interesim për Salihin, por sulmuesi e mohon

-

jatë ditës së djeshme ka qarkulluar një lajm, sipas të cilit sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi, mund të bëhej pjesë e Kukësit, pas një oferte që i kishte bërë trajneri Peter Pakult. I kontaktuar nga "Panorama Sport", futbollist­i që luan te Viener Nojshtad në Austri është shprehur se do të kryejë një operacion në muskujt e barkut. "Kam pasur gjithnjë shqetësime dhe erdhi momenti që të kryej një ndërhyrje gjatë këtyre ditëve. Mjekët më kanë thënë se do të qëndroj vetëm 3 javë pushim, më pas do nis riaftësimi­n. Besoj se deri kur të nisë kampionati, do të jem gati. Interesim nga Kukësi? Nuk ka asgjë të vërtetë", deklaroi Salihi. LËVIZJET - Verilindor­ët kërkojnë me çdo kusht të bëjnë disa përforcime në merkato, pasi, dhe pse kampionët në fuqi janë 12 pikë më pas se Skënderbeu, kurrsesi nuk rreshtin së kërkuari ruajtjen e titullit kampion. Nga Kukësi janë larguar ata lojtarë, të cilët janë konsiderua­r si të padobishëm për ekipin, ku emra si Hair Zeqiri, Rauf Alijev, Ndriçim Shtubina, Rexhep Memini, e Milosh Kërkotiç nuk janë më pjesë e ekipit, pavarësish­t se ky i fundit nuk ka marrë akoma letrat. Kjo ka bërë që përveç Shkodrës dhe Ymerajt, të bëhen dhe tri përforcime të tjera që të bëjnë diferencën. Ashtu siç është bërë me dije, drejtuesit e Kukësit janë në negociata intensive me futbollist­in e Kombëtares së Kosovës, Armend Thaçi, dhe mesfushori­n e Vllaznisë, Florind Bardulla. Palët janë shumë afër marrëveshj­es, sidomos me Thaçin, për të cilin dhe trajneri Pakult ka dhënë miratimin e tij. Pritet takim i drejtpërdr­ejtë mes palëve, ku duket se një marrëveshj­e është shumë afër. Ndërsa Bardulla është një element stabël në mesfushën e Vllaznisë, i cili pëlqehet shumë sidomos nga drejtuesit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania