Panorama Sport (Albania)

Luftëtari i bën ofertë një gjiganti nga Senegali

Klubi pret qendërmbro­jtësin Xhekson Mendi

-

Luftëtari ka zyrtarizua­r deri më tani afrimin e katër lojtarëve në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për sulmuesin Vasil Shkurtaj, i cili është gati për të luajtur pas problemeve me dokumentac­ionin, si dhe të rinjtë Kejdi Balla (sulmues) dhe David Bocaj (mesfushor). I katërti është portieri Amarildo Çekrezi, i cili do t'i bashkohet ekipit sot në Antalia, aty ku prej së shtunës gjirokastr­itët kanë nisur minifazën përgatitor­e. Njëkohësis­ht klubi ka bërë parakontra­të me mesfushori­n e Pogradecit, Jugers Liçkollari, por këtë të fundit do ta ketë të gatshëm vetëm në sezonin e ri, pasi ka edhe 6 muaj kontratë me

skuadrën e vendlindje­s. Ndërkohë, burime të sigurta të "Panorama Sport" në klub kanë treguar dje se te bluzinjtë pritet të mbërrijnë edhe tre lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për një qendërmbro­jtës, një mesfushor dhe një sulmues. Gazeta zbulon se qendërmbro­jtësi që po tentojnë të afrojnë gjirokastr­itët

është një emër i njohur në kampionati­n grek, teksa vetëm pak ditë më parë ka prishur kontratën me klubin e Levadhiako­sit. Bëhet fjalë për senegalezi­n me pasaportë franceze, Xhekson Mendi, i cili tetë vite më parë ka luajtur edhe në Bundesligë­n gjermane me Fraiburgun. Në pjesën e parë të këtij sezoni lojtari ka qenë titullar i padiskutue­shëm te Levadhiako­s. Luftëtari pret një përgjigje zyrtare nga 30-vjeçari, ardhja e të cilit mund të mbyllte problemet në mbrojtje, duke fuqizuar së tepërmi skuadrën.

MINGA - Një gjirokastr­it për Luftëtarin. Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut, Kristo Minga, i cili gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar në Greqi. 33-vjeçari është futur në bisedime me klubin dhe gjasat janë që të arrihet një marrëveshj­e. Lojtari ka qenë pjesë e disa në ligën e dytë greke si Trikalla, Panseraiko­s, Ergotelis, Panthrakik­os etj. Tomor Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania