Panorama Sport (Albania)

Teuta, një bullgar s'bind Nicën

Shtyhet nisjen drejt Turqisë për shkak të mosplotësi­mit të grupit, klubi në kërkim të përforcime­ve

- DRILON XHEPOLLARI

Mesfushori bullgar Jordan Apos tolov u largua pa e filluar mirë aventurën në stadiumin "Niko Dovana" me fanellën e Teutës. 28-vjeçari kishte gjetur parimisht akordin me drejtuesit e klubit durrsak dhe dje zhvilloi stërvitjen e parë me bregdetarë­t. Në fakt, lojtari vlerësohej maksimalis­ht nga drejtuesit, por trajnerit Stavri Nica nuk i ka pëlqyer aspak që në stërvitjen e parë. Burime të sigurta pranë kreut të pankinës kanë bërë me dije për "Panorama Sport" se lojtari nuk kishte lënë asnjë mbresë në stërvitje, duke zhgënjyer Nicën, i cili ndoshta ka pritur që bullgari të tregonte më angazhim dhe që kishte diferencën nga lojtarët e grupit aktual. Gjithmonë është e vështirë për një trajner të vendosë në një kohë kaq të shkurtër, por fakti që kërkohet një lojtar të bëjë diferencën, drejtuesit së bashku me stafin teknik, kanë menduar të mos nënshkruaj­në me 28-vjeçarin. Në këto kushte, klubi e ka parë të arsyeshme të mos nxitohet. Për shkak se ekipi nuk është akoma i plotësuar, drejtuesit e Teutës kanë vendosur që ta shtyjnë me dy ditë zhvendosje­n në Antalia për përgatitor­en e janarit. Në fillim ishte menduar që në datën 8 janar stafi teknik dhe futbollist­ët të niseshin drejt Turqisë, por tani ka një ndryshim në axhendë dhe shkak për këtë është merkato. Nga "djemtë e detit" janë larguar disa lojtarë, mes tyre Albi Dosti, Nijaz Lena, Arbër Beqaj, Ardit Shehaj, Onyeka Osemene dhe Olausina Abe. Kësisoj, brenda këtij muaji, Teuta do të bëjë të paktën edhe katër afrime.

MAQEDONASI Mbrojtësi i djathtë maqedonas, Bojan Gjorgievsk­i, kaloi

me sukses vizitat mjekësore dhe zyrtarisht është një futbollist i Teutës. 25-vjeçari, i cili ka qenë pjesë edhe e kombëtares U-21 të Maqedonisë, tregoi një nivel të lartë në dy stërvitjet e para me bregdetarë­t. Gjorgievsk­i pritet të aktivizohe­t në të djathtë të mbrojtjes, aty ku

Teuta ka çaluar në këtë pjesë të parë të kampionati­t. Gjithashtu, maqedonasi mund të luajë pa problem edhe në krahun e majtë duke qenë kështu lojtari "xhol" i Stavri Nicës për repartin e prapavijës. Teuta ka vuajtur shumë në dy fazat e para duke pësuar gola çdo ndeshje.

 ??  ?? Jordan Apostolov
Jordan Apostolov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania