Panorama Sport (Albania)

Kamza zbarkon në Antalia me 20 lojtarë, konfirmohe­n 4 afrime

Firmos edhe Zeqiri, klubi kërkon mbrojtës

-

Kamza ka udhëtuar dje, në orën 20: 30, drejt Turqisë, aty ku do të kryejë një minifazë përgatitor­e prej 13 ditësh. Skuadra e Ramadan Ndreut do të jetë e grumbullua­r në kompleksin sportiv "Kervansara­j" të Antalias. Kjo është hera e parë që Kamza zhvillon një minifazë në tokën turke, teksa kryebashki­aku Xhelal Mziu dhe presidenti i klubit, Naim Qarri, kanë mbajtur premtimin e dhënë më parë duke i krijuar ekipit kushte mjaft komode për të punuar intensivis­ht dhe të përqendroh­et në prag të fillimit të pjesës së dytë të kampionati­t. Paraditen e djeshme ekipi ka zhvilluar edhe seancën e fundit në Kamzë, ku të pranishëm kanë qenë të gjithë lojtarët e huaj, të cilët nuk janë stërvitur ditët e fundit. Po kështu ka marrë fund edhe dilemat për mesfushori­n Hair Zeqiri, i cili ka firmosur me Kamzën dhe ka udhëtuar me skuadrën në Antalia. Në Turqi, stafi teknik ka programuar dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa janë projektuar edhe katër ndeshje miqësore deri më datë 19 janar. "Panorama Sport" mëson se testi i parë i Kamzës do të jetë që nesër kundër skuadrës së Superligës turke, Malatiaspo­r,. Më pas më 10 janar, ekipi i Ndreut do të përballet me Gençlerbir­ligi. Ndërsa miqësoret e fundit do të luhen ndaj skuadrave polake dhe ukrainase. Bëhet fjalë për më 13 janar ndaj Korona Kielce dhe 16 janar kundër Mariupol. SITUATA

Zyrtarisht nga Kamza ka pasur katër largime dhe katër afrime deri më tani. Portieri Ilir Avdyli, mbrojtësi Alket Agalliu, si dhe mesfushorë­t Hair Zeqiri dhe Arbër Basha janë afrimet zyrtare. Ndërsa të larguar konsideroh­en Mërgim Neziri, Argjend Mustafa, Argent Halilaj dhe Ivan Fushtar. Aktualisht klubi është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe një qendërmbro­jtësi. Mësohet se drejtuesit kanë biseduar me emra si Ergys

Mersini dhe Blerim Kotobelli. Me të parin mundësitë për të firmosur janë më të mëdha, por gjithçka do të shikohet në ditët të në vijim. Paralelish­t me përgatitje­t, presidenca kamzalie po punon për forcimin e ekipit, në mënyrë që të jetë i kompletuar në pjesën e dytë të sezonit. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania