Panorama Sport (Albania)

Uellison: Ze Maria më donte, Tirana më ka “bllokuar” për 2 vite

"Trafiku më lodhi, isha më i mirë te bardheblut­ë"

- ADELA MERKO

Ishte titullar i padisku tueshëm te Tirana, por ky fakt nuk e bëri të paprekshëm. Uellison Olivera hapi siparin e largimeve dhe bardheblut­ë e hoqën pasi nuk u jepte garanci për Kategorinë Superiore. Edhe pse vetë klubi dje konfirmoi se ishin ata që e hoqën, lojtari zbulon se vendimin e mori ai vetë. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" braziliani rrëfen gjithçka për aventurën disa mujore në kryeqytet, teksa evidenton se Ze Maria e donte ende në ekip. Mbrojtësi zbulon se, para se të largohej, te Tirana i kanë vendosur edhe një kusht, çka e detyron që për dy vite të mos shkelë më në Shqipëri.

Kur vendosët që të largoheshi­t nga Tirana?

Pas ndeshjes së fundit të vitit.

Ishte vendimi i klubit apo i juaji?

I imi në fakt.

Si u prish kontrata, u mbyll gjithçka me konsensus?

Po.

Në klub thonë që ju nuk jepnit garanci për sezonin tjetër në Kategorinë Superiore. A ishte ky një motiv për këtë "divorc"?

Kam pasur një propozim nga një klub tjetër dhe unë kam biseduar me presidenti­n dhe drejtorin e Tiranës për këtë gjë. Pasi folëm, kam vendosur që të kërkoj edhe prishjen e kontratës.

Ikët me parametra zero, apo keni dhënë diçka për klubin?

Ramë dakord për gjithçka më saktë.

Vetëm kaq, na zbuloni diçka më tepër...?

Mund të them vetëm që unë nuk mund të luaj në Shqipëri për 2 vitet e ardhshme. Nëse kjo ndodh, do më duhet që të paguaj një penalitet kontraktua­l.

Doni të thoni se nuk mund të luani në Shqipëri?

Jo, nuk mund të luaj. Ky ishte vendim i klubit. Me këtë marrëveshj­e u largova.

A keni pasur ndonjë ofertë nga Shqipëria gjatë këtyre muajve?

Të jem i sinqertë, jo.

Çfarë ju tha Ze Maria kur i komunikuat vendimin tuaj?

Ai më këshilloi që të mos largohesha nga klubi.

Kaq joshëse ishte oferta nga ekipi suedez saqë ikët...?

Po.

Ju keni qenë lojtar me më shumë minuta në Tiranë, 1080 konkretish­t në 12 ndeshje. A mendoni se keni qenë ndër më të mirët duke iu referuar statistika­ve?

Sipas këndvështr­imit tim, po. E nisa mirë sezonin, me kalimin e javëve fitova formë fizike dhe u përshtata më së miri. Meritë ka edhe stafi, pasi ishin realisht të zotët.

Kur përmendet Shqipëria, cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje?

Diçka e veçantë nuk më vjen në mendje. Por kam kaluar realisht mirë aty, kam krijuar miqësi të vërteta, që do t'i mbaj gjithnjë me vete. Është një vend që më ka befasuar. Jeni një popull shumë i bashkuar, ose siç thoni ju (u referohet shqiptarëv­e) janë si një familje. Ndjeva një mikpritje speciale nga kjo familje e madhe.

Çfarë ju pëlqeu më së shumti nga vendi ynë dhe çfarë jo?

Sikundër e përmenda, bashkimi. Një mik i imi shqiptar gjithmonë më thoshte "shqiptarët janë të vështirë për t'u fituar, por pasi i fiton, ata të japin edhe zemrën". Këtë e

përjetova atje.

Zakonisht të huajt ankohen për trafikun, po ju?

(Qesh) Një gjë që nuk më pëlqeu vërtet ishte pikërisht trafiku. Ishte pak si shumë i çrregullt.

Kush do t'ju mungojë më shumë nga Tirana, kush është shoku më i mirë në ekip?

Nuk është se kisha vetëm një mik të ngushtë. Do të ishte e padrejtë nëse do të përmendja vetëm një emër, ndaj po e shmang këtë pjesë. Kam qenë i mirë me të gjithë me sa duket (qesh).

Çfarë ndodhi në Shkodër, pse ushtroi policia dhunë kundrejt jush?

Unë nuk kuptova fare se çfarë po ndodhte, gjithçka ndodhi aq shpejt dhe pashë vetëm që ata po na shtynin dhe godisnin.

Ishte ky momenti më i vështirë në Shqipëri?

Po, ky ishte.

Mund të na e përshkruan­i me një fjalë trajnerin Ze Maria dhe presidenti­n Halili?

"Punëtor". Ze Maria është një profesioni­st i shkëlqyer dhe gjithmonë kërkon më të mirën e lojtarëve të tij dhe këtë e bën duke punuar shumë fort. Me presidenti­n kisha pak kontakte, prandaj nuk mund ta përshkruaj.

Tirana ju zëvendësoi me Musa Muhamed, i cili vjen nga ish-ekipi i Ze Marias. A do të jetë ai më i mirë se Uellison?

Shpresoj që ai të bëjë një punë të mirë dhe ta ndihmojë Tiranën që të kthehet në Superiore.

 ??  ??
 ??  ?? Alvaro Bishaj zbulon një tjetër pasion të vetin. Veç futbollit, mbrojtësi vlonjat është tejet i apasionuar pas gjuetisë dhe kjo duket qartazi nga fotoja e postuar dje në "Instagram", ku reklamon prenë e radhës.
Alvaro Bishaj zbulon një tjetër pasion të vetin. Veç futbollit, mbrojtësi vlonjat është tejet i apasionuar pas gjuetisë dhe kjo duket qartazi nga fotoja e postuar dje në "Instagram", ku reklamon prenë e radhës.
 ??  ?? Majkëll Ngoosë nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria. Edhe pse është duke shijuar pushimet në Londër, ai vazhdon të dëgjojë muzikë shqiptare. Në "Instastory" ai ka postuar një video, ndërsa dëgjonte këngën e Stresit "Mos u dorëzo".
Majkëll Ngoosë nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria. Edhe pse është duke shijuar pushimet në Londër, ai vazhdon të dëgjojë muzikë shqiptare. Në "Instastory" ai ka postuar një video, ndërsa dëgjonte këngën e Stresit "Mos u dorëzo".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania