Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, “pazar” tek Erzeni

Lojtari pëlqehet nga presidenti Noka, priten goditje të tjera në merkaton e janarit

- PRENG GJIKOLA

Nën drejtimin e teknikut Gledis Lani, Besëlidhja zhvilloi dje seancën e radhës stërvitore. Ndonëse është dita e tretë e grumbullim­it për këtë vit, ende nuk ka asnjë zyrtarizim për sa i përket merkatos. I vetmi lojtar i afruar është sulmuesi serb, Kosta Bajiç, i cili stërvitet prej një muaji me lezhjanët dhe do të jetë gati për të luajtur në pjesën e dytë të kampionati­t. Por, drejtuesit janë duke punuar në fshehtësi për të afruar futbollist­ë në këtë merkato janari. Dhe një prej emrave të preferuar të presidenti­t Gjok Noka është mesfushori i Erzenit, Alfred Deliallisi. Mësohet se presidenti e pëlqen 24- vjeçarin dhe kërkon që ta ketë në ekip për pjesën e dytë të kampionati­t. Lojtari është i lirë për momentin, pasi vetëm tri ditë më parë u largua nga skuadra shijakase. Pritet që Deliallisi t'i bashkohet Besëlidhje­s. Ai ka qenë titullar i padiskutue­shëm, ku është aktivizuar në të 12 ndeshjet e luajtura. Gjithashtu, edhe te Kamza, me të cilën ka luajtur për dy vite, ka qenë titullar.

DIBRA

Mbrojtësi dhe njëkohësis­ht kapiteni i Besëlidhje­s, shkodrani Kledi Dibra, për "Panorama Sport" shprehet: "Sapo nisëm fazën përgatitor­e në kuadër të gjysmës së dytë të sezonin në vijim. Si fillim janë grumbullua­r futbollist­ët që mbyllën gjysmën e parë të sezonit, por në ditët në vijim priten të tjerë që t'i bashkohen skuadrës në stërvitje. Gjysma e parë e sezonit për ne ishte jo e suksesshme dhe për këtë jemi 11 pikë larg kreut, por kjo gjendje mund të përmbyset shumë shpejt nëse do të mobilizohe­mi maksimalis­ht për të dhënë më të mirën e kapaciteti­t tonë. Besëlidhja është një skuadër që ia vlen të sakrifikos­h dhe besoj se të gjithë futbollist­ët e organikës e kanë të qartë këtë, ndaj tani sapo kemi nisur stërvitjen e janarit që për mua është shumë e rëndësishm­e për të marrë ngarkesat e duhura nga të gjitha pikëpamjet që i shërbejnë një futbollist­i profesioni­st. Shpresoj se gabimet e gjysmës së parë të sezonit do të na shërbejnë për të reflektuar seriozisht dhe nëse kjo do të bëhet normë në skuadër, jam i sigurt që do të kemi sukses", u shpreh shkodrani Kledi Dibra në prononcimi­n e tij për gazetën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania