Panorama Sport (Albania)

Pritet Shehi dhe një sulmues, Kaja ikën zyrtarisht

Besa vazhdon të jetë shumë aktive në këtë merkato

-

Besa po ecën me shpejtësi drejt konturimit final të grupit që do përballojë pjesën e mbetur të sezonit. Ndryshe nga merkato e muajit gusht, kur duhet pranuar se Besa dështoi, merkato e janarit duket shumë shpresëdhë­nëse. Emra të tillë si Miraka, Shehi, Brahimaj, Hoxha, Thaçi, Bushati, por edhe ndonjë prurje të orës së fundit, ndryshojnë totalisht fytyrën e Besës. Nga ekipi tashmë janë larguar Kaloshi, Hoxha, Kaja, Morina, Isufi, Dervishi, Ngjela dhe për shkak dëmtimi edhe Emrush Kaloshi që duket se e ka mbyllur këtë sezon. Pra, Besa është thuajse e riformatua­r 80% pa folur për rezervat. Pas prurjeve të fundit dhe largimeve, verdhezinj­të kanë përcaktuar edhe kalendarin e muajit janar. Përpara kësaj është saktësuar tashmë se qendërmbro­jtësi Dajan Shehi dhe një sulmues do t'i bashkohen ekipit nesër në startin e minifazës përgatitor­e. Kështu, nga nesër do të startojë minifaza përgatitor­e, e cila do të zgjasë deri në datën 20 janar. Kjo fazë do të zhvillohet në Kavajë duke shfrytëzua­r resurset turistike edhe të plazhit. Do të zhvillohen dy seanca stërvitore në ditë, njëra në përgatitje fiziko-atletike në bregdetin e Golemit e tjetra

në aneksin stërvitor të ekipit. Krahas tyre janë parashikua­r të zhvillohen edhe 2-3 teste miqësore, qoftë me ekipet e Superiores, apo skuadra nga Kosova që siç ndodh çdo vit do ta zhvillojnë fazën përgatitor­e në Kavajë. IKËN KAJA - Dje është parë në ambientet e stërvitjes edhe ishqendërm­brojtësi

i Besës, Ervis Kaja. Siç dihet, mbrojtësi u largua në prag të sfidës së fundit me Tërbunin duke sjellë edhe pakënaqësi te drejtuesit. Mësohet se pas takimit të tij të fundit me presidenti­n Nexhat Bizhdili, ai është ndarë kështu në paqe me fanellën verdhezi. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania