Panorama Sport (Albania)

Gabimi me të rinjtë, Apolonia “harron” projektin që ka shpallur

Vëzhgim i gazetës, lojtarët e akademisë s’vlerësohen

-

Përtej gjithë problemati­kës së njohur, tek Apolonia ka një bazë reale sa i përket interesit për të rinjtë, paçka se për ta duhet bërë më shumë në aspektin promovues, motivues dhe të aktivizimi­t të tyre në fushë sepse klubi fierak e ka shpallur si filozofi bazale elementin e ri. Ngërçi qëndron në faktin se klubi i bën këta futbollist­ë pjesë të skuadrës së parë e pastaj "harron" se ata kanë nevojë të luajnë, qoftë edhe disa minuta sepse vetëm kështu do ta ndiejnë më fort përgjegjës­inë dhe peshën e rëndë të fanellës. Organika e Apolonisë nuk ka nevojë të tejfryhet për shou me emra të rinjsh që "ngrohin" stolin, por për talente që të formohen e rriten bindshëm në barin e "Loni Papuçit", si pedantë fillestare të karrierës së tyre futbollist­ike. Pa u përpjekur për të vënë gishtin te fajtorët, sjellim si fakt se Apolonia ka nënshkruar me lojtarë të moshave të reja kohë pas kohe, sidomos dy sezonet e fundit, i ka reklamuar mediatikis­ht e pastaj i ka prezantuar thjesht grafikisht si të gatshëm në protokolli­n e kampionati­t apo dhe degdisur "pa nam e pa nishan". Të paktën kanë qenë ata lojtarë që kanë luajtur disa minuta në fushë. Ka plot shembuj duke filluar më së paku nga sezoni i kaluar, me emra të tillë, si: Berisha, Çaushaj, Hasani, Ferro, Harizaj, Babaj (sot të larguar në skuadra të tjera dhe aktivë në fushë), Kumanaku ( ikur e kthyer sërish) apo dhe këtë sezon: Hasfatija, Velaj, Kondaj, Lamaj, Gjata. "Janë futbollist­ë të perspektiv­ës", thuhet për ta, por për çfarë perspektiv­e bëhet fjalë? Shqetësimi i evidentuar në këtë shkrim është ndjesi e brendshme e shprehur nga vetë futbollist­ët e atyndodhur a larguar.

SOTA - Ish-kapiteni i Apolonisë U-19 është ndër të paktët të rinj që po e tregon veten në fushë. Pozicioni i tij natyral është sulmues, por Sota është përdorur dhe si xhol, teksa ka luajtur në prapavijë apo dhe në mesfushë, kudo me grintë e shpirt të lartë gare. "Unë jam këtu sepse duhet të isha këtu, në 'shtëpinë' time. Këtu kam hedhur hapat e parë dhe po rritem si futbollist. Sa herë që kam luajtur për Apoloninë, jam përpjekur të bëj më të mirën time. Kjo fanellë, kjo skuadër, ky emër me traditë në futbollin shqiptar, më inspiron dhe më motivon që të jem gjithmonë kërkues për më shumë nga vetja", thotë për gazetën tonë një ndër talentet e futbollit fierak, Eljon Sota. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania