Panorama Sport (Albania)

Largime dhe afrime, ja lëvizjet te Shkumbini

-

Rezultatet jo fort pozitive të regjistrua­ra nga skuadra e Shkumbinit gjatë pjesës së parë të sezonit kanë bërë që drejtuesit peqinas të vihen në lëvizje për të bërë ndryshimet e duhura në ekip në të gjitha repartet ku janë hasur probleme. Kështu, pritet që paralelish­t me largimet e futbollist­ëve që nuk bindën, do të ketë prurje cilësore që do të përforcojn­ë ekipin bardhekalt­ër. Shefi i klubit, Astrit Isaji, në një prononcim për "Panorama Sport" tregoi planet e merkatos: "Strategjia e klubit tonë është që të ndërtojmë një skuadër solide dhe dinjitoze duke ndërthurur elementët e rinj me ata me eksperienc­ë. Por, fatkeqësis­ht, disa lojtarë të afruar në merkaton e verës nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre duke mos e justifikua­r besimin që ne si klub u kemi dhënë. Rezultatet jo fort pozitive na kanë bindur se duhen marrë disa masa, kësisoj disa prej lojtarëve të afruar te ne do të lihen të lirë të vazhdojnë atje ku duan. Nga ana tjetër, duke pasur edhe mbështetje­n e Bashkisë së Peqinit me buxhetin e miratuar për këtë vit, synojmë që të bëjmë 3-4 afrime cilësore në çdo repart, në mënyrë që të përforcohe­mi siç duhet. Minifaza përgatitor­e do të nisë më datë 8 janar dhe ata futbollist­ë që do të qëndrojnë te Shkumbini janë njoftuar nga klubi, ndërsa pjesa tjetër, siç e thashë, do të lihen të lirë. Vlen të theksoj se të gjitha kontratat me lojtarët do të respektohe­n ashtu siç kemi rënë dakord në fillim të sezonit", pohoi Isaji. Drejtuesit peqinas pritet që të përdorin edhe formulën e huazimit të lojtarëve, të cilët nuk kanë gjetur hapësirat e duhura në klubet e tyre të mëparshme. Fatmir Ahmeti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania