Panorama Sport (Albania)

Kasa del në stër$itje, lumë lojtarësh $etofrohen tek %lbasani

Akord me sulmuesin, vjen edhe FrGhers Bullari nga Shkumbini

-

Arsen Kasa del që ditën e djeshme në stërvitje me Elbasanin. Atë që "Panorama Sport" e pati paralajmër­uar një ditë më parë, u konfirmua ditën e djeshme, teksa mesfushori i Luftëtarit u bashkohet në këtë mënyrë verdhebluv­e. Me afrimin e tij, Eriol MerXha do të ndihet më i qetë për sa i përket kontingjen­tit, pasi bëhet fjalë për një futbollist që mund t'i bëjë shumë punë në repartin e avancuar. Tani pritet vetëm zyrtarizim­i nga ana e klubit verdheblu, edhe pse nuk ka asnjë gjasë që kjo tratativë të dështojë, pasi mësohet se Kasa ka gjetur dakordësin­ë me klubin e Luftëtarit për ta lënë të lirë.

AFRIMET

Përveç Arsen Kasës, në stërvitje me Elbasanin ka dalë edhe ErXhers Bullari, një futbollist që gjatë fazës së parë të kampionati­t ka qenë pjesë e skuadrës së Shkumbinit në Kategorinë e Parë. Mbetet për t'u parë nëse edhe Bullari do të qëndrojë në Elbasan për gjysmën e mbetur të sezonit. Mësohet se gjatë kësaj periudhe merkatoje ka pasur shumë vetofrime të futbollist­ëve që luajnë jashtë Elbasanit, për t'u rikthyer dhe të japin kontributi­n e tyre në klubin mëmë. Mirëpo, mësohet se klubi nuk ka ndërmend t'u hapë dyert çdo futbollist­i, por do të bëjë përzgjedhj­e për të afruar ata futbollist­ë që mund t'i shërbejnë skuadrës. Mbetet për t'u parë se sa rezultativ­e do të jetë merkatoja e Elbasanit, teksa synojnë që të ngjitin skuadrën në Kategorinë e Parë. Verdheblut­ë bënë një paraqitje shumë të mirë në fazën e parë dhe synojnë që të ruajnë këtë ritëm edhe në fazën e dytë. Drejtuesit dhe stafi teknik janë të bindur se në fund të kampionati­t do arrijnë të ngjiten në Kategorinë e Parë. 7ladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania