Panorama Sport (Albania)

Një nigerian për Tomorin, Çarls bën menaxherin

ë verë futbollist­i u provua te ukësi, por nuk bindi

- ERIS SYLYKU

Tomori ka vetëm dy ditë që ka filluar zyr tarisht me përgatitje­t e fazës së dytë të kampionati­t, teksa vetëm gjatë seancës së djeshme stërvitore ka rënë në sy edhe prania e një futbollist­i nigerian. Ujala është për mesfushori­n shkatërrue­s 25-vjeçar, Dickson Eche Idakvo, i cili së fundmi është aktivizuar në radhët e Lobi Star në kampionati­n e Nigerisë. I shoqëruar edhe nga menaxheri i tij, V arls Ofoyen, i cili tashmë gëzon nënshtetës­inë shqiptare, futbollist­i ka zhvilluar seancën e parë në radhët e skuadrës beratase. Mirëpo, një gjë nuk është ende e sigurt, nëse lojtari Idakvo ka ardhur për provë apo pritet të nënshkruaj­ë kontratën deri në përfundim të sezonit. Një gjë e tillë nuk bëhet e ditur as nga drej- tuesit e klubit, por edhe as nga menaxheri i tij, Ofoyen. >OJTARI

Sakaq, futbollist­i 25-vjeçar ka qenë për provë edhe në radhët e Kukësit gjatë verës, në kohën kur skuadra verilindor­e drejtohej nga tekniku serb, Mladen Milinkoviç. Edhe pse ishte thënë se në klubin beratas nuk do të kishte zhvillime për sa u përket prurjeve të reja në merkaton e janarit, duket se buxheti prej 2WX milionë lekësh të vjetër, i cili do të jetë tërësisht në dispozicio­n të skuadrës, duket se po jep edhe efektet e para pozitive. Ndërkaq, skuadrës së trajnerit Gersi Arbri i janë bashkuar edhe katër lojtar të rinj nga ekipi i 1Y-vjeçarëve që po mahnitin me performanc­ën e tyre në Kategorinë e Parë. Enver Kovaçi, Krisild Zoga, Antonio Qengji dhe Eglant Lamaj janë lojtarët që tashmë do të kenë mundësinë për të përfaqësua­r fanellën e qytetit të tyre. Në këtë rast duhet përmendur pa dyshim edhe puna mjaft e mirë e trajnerit të moshave, Iken Droboniku, që krahas lojtarëve që është duke çuar drejt ekipit të parë, ndodhet absolutish­t në vendin e parë me 22 pikë ose të konvertuar­a ndryshe në W fitore dhe 1 barazim. Beratasit do ta zhvillojnë fazën përgatitor­e në qytetin e tyre, ku gjatë kësaj periudhe kanë parashikua­r që të luajnë edhe shumë ndeshje miqësore. Synimi i Tomorit është që minimalish­t të sigurojë 5-shen e parë pas dy fazave të para.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania