Panorama Sport (Albania)

Kuqezinjtë super në Serinë A, Strakosha hero mes ofendimesh

Atalanta e Berishës mund Romën, Ajeti s'mjafton ndaj Milanit

-

Në ndeshjet e vlefshme për javën e 20-të të Serisë A, shqiptarët janë paraqitur pozitivish­t me skuadrat e tyre. Jo vetëm me rezultatet, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë pozitive, por edhe me paraqitjet personale. Në bazë edhe të vlerësimev­e në fund të takimeve të djeshme, futbollist­ët e Kombëtares kanë marrë nota pozitive sipas portalit "tuttomerca­toweb".

AJETI 6 - Edhe pse Kaljari i tij është mundur nga Milani, mbrojtësi i Kombëtares është vlerësuar për paraqitjen që ka bërë gjatë 90- minutëshit në "San Siro". "Bën një duel mjaft të ashpër duke e shkarravit­ur në tokë të paktën tri herë Kutronen, me bekimin e gjyqtarit Masa. E ekzagjeron ndonjëherë me ashpërsinë në reagim, por në kompleks është efikas", ka qenë shpjegimi i notës për qendërmbro­jtësin kuqezi.

BENEVENTO

Me fitoren e dytë radhazi, skuadra e dy shqiptarëv­e ka dhënë sinjale mbijetese duke mundur Sampdorian

me rezultatin 3-2. GJIMSHITI 6 - "Humb Kualjarelë­n në rastin e aksionit që sjell golin e Kaprarit. Mëkat sepse ishte sjellë mjaft mirë deri në atë moment", ishte nota e mbrojtësit, i cili është aktivizuar

në linjën e djathtë. MEMUSHAJ 6.5 - "Gladiatori i zakonshëm në mesin e fushës menaxhon me mjeshtëri topa 'të nxehtë'", ka qenë nota e mesfushori­t, i cili përflitet gjithmonë e më shumë për një largim të mundshëm. KRYESIMI

Napoli i Elseid Hysajt nuk di të ndalet, pasi ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Veronës, ndërsa shqiptari është vlerësuar me notën 6 - "Në anën e tij nuk kanosen rreziqe. Në pjesën e parë bën një diagonale të vyer, ndërsa më pas vijon takimin duke dhuruar paraqitjen e tij të zakonshme. Në të dytën rrezikon disi kur mban në lojë Pacinin".

PORTIERËT

Dy skuadrat e portierëve shqiptarë kanë dalë të fituara

dje. Lacio e Strakoshës ka fituar 2-5 ndaj Spalit, me shqiptarin që ka bërë super pritje, edhe pse është vërshëllye­r dhe ofenduar disa herë nga tifozëria vendëse duke marrë notën 6.5 - "Nuk mund të bëjë më shumë në të dy golat e Antenuçit, por në pjesën tjetër të takimit është i vëmendshëm mes shtyllave. Shqiptari po rritet me të parë". Atalanta e Berishës ka mundur në transfertë Romën me rezultatin 1-2. Portieri shqiptar është vlerësuar me notën 7 nga "Sportmedia­set".

 ??  ?? Ajeti gjatë sfidës kundër Milanit
Ajeti gjatë sfidës kundër Milanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania