Panorama Sport (Albania)

Zhupa: Lashë Italinë si një hakmarrje për shqiptarët

",ndrra ime në jetë, të fitoj një trofe në '-iro d./talia'"

- ABDULLA DUSHKU

Diklisti shqiptar Eu gert Zhupa, që bin di skuadrën "Filier Triestina- Selle Italia" në 201 G - ën për t'i dhënë një kontratë prestigjio­ze, duke u bërë pjesë e këtij ekipi në Itali, ka kohë që ka nisur përgatitje­t për sezonin e ri. Ai e mbylli me sukses vitin 2017, ku ka qenë protagonis­t në disa gara me këtë skuadër. MEDIAT

Në një shkrim të mediave italiane, nën titullin "Një çiklist shqiptar në garën çiklistike 'Ronde van Vlaanderen", midis të tjerave thuhet se: "Falë talentit të tij dhe stërvitjes, që e solli për disa javë edhe në Shqipëri, Eugert Zhupa do të shërbejë si garanci për veteranët e këtij turi si ' Pozzato'. Provat e mira së fundmi të Zhupës, në Turin e Abu Dhabit dhe pjesëmarrj­et në ' Giro d'Italia' i kanë dhënë jo pak vlerësime personale". Ndërsa çiklisti kuqezi Eugert Zhupa, në një rrëfim për këto media italiane, për vitin që sapo u mbyll, shprehet: "Jam i kënaqur me paraqitjen time. Nuk e nisa mirë sezonin, por muaj pas muaji u rrita ndjeshëm, duke qenë në fund të sezonit njeriu i vetëm që mbështeste Mareçkon (shoku i skuadrës) në sprintet për fitore. Bëra një paraqitje të mirë në 'Giro delle Fiandre', që më dha moral për të vazhduar në

këtë rrugë. Ndiej pak keqardhje për Jhiron e Italisë, ku mund të isha paraqitur edhe më mirë", thotë Zhupa. Ndërkohë, i pyetur për sezonin e ri, çiklisti nga Rrogozhina shton: "Kërkoj pak më shumë fat. Po punoj shumë për të qenë gati fizikisht që në garat e para sezonale. Detyra ime brenda skuadrës së ' F ilier Selle' është ajo që të jem në dispozicio­n të Mareçkos, detyrë që këtë vit do ta ndaj bashkë me Koledan. Ardhja e Markos në skuadër na jep mundësinë që të jemi më kompetitiv­ë në etapat që mbyllen me sprint", ka vijuar rrëfimin para mediave italiane Zhupa. Në fund, ai ka folur dhe për ëndrrën e tij: "Do të ishte fantastike nëse do të fitoja një etapë të Jhiros së Italisë. Ky do të jetë viti i katërt që unë do të marr pjesë dhe besoj se jam gati për të triumfuar". NËNSHTETËS­IA

Zhupa, edhe pse ka nënshtetës­inë italiane, ka garuar për Shqipërinë. Në intervistë­n e tij, çiklisti kuqezi shprehet se përse ka vendosur të garojë për Shqipërinë dhe jo për Italinë, edhe pse disponon pasaportën e shtetit fqinj. "Këtu në Itali, unë kam ardhur i vogël dhe jam shumë i lidhur pas këtij vendi, pas kësaj toke. Edhe pse kam nënshtetës­inë italiane, në garat botërore unë gjithnjë vesh fanellën kuqezi të Shqipërisë. Arsyeja është e thjeshtë: ishte një dëshirë për 'hakmarrje'. Kur isha i vogël, këtu në Itali, ne shqiptarëv­e na shihnin me një sy tjetër. Brenda meje mendoja se si të tregoja të kundërtën dhe shpresoj që, përmes çiklizmit, të bëhem një simbol për vendin tim. kjo është një arsye që unë prezantohe­m si shqiptar në këto gara", përfundon Eugert Zhupa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania