Panorama Sport (Albania)

KOKSH/ Blimpizëm Presidenti Bezhani: Ky vit, i Shqipërisë

-

Edukimi i vullnetit dhe mbajtja gjallë e frymëzimit dhe e përkushtim­it e bëjnë njeriun të jetojë me emocion, por edhe të provojë gëzimin e përligjur që vjen falë suksesit. Aktivitete­t sportive të zhvilluara në vendin tonë kanë filluar që në bazë shkolle dhe mes shkollave, një model i sotëm amerikan, ku koha e zënë me sport është dhe një kohë e shëndetshm­e shoqërore. Ky edukim tashmë është bërë një sistem imunitar, që nuk të lë si njeri të infektohes­h nga veset dhe degjenerim­i në jetën individual­e dhe atë sociale. Komunitete­t që jetojnë nëpërmjet olimpizmit sportiv kanë një jetë dinamike. Në këtë linjë qëndron dhe vetë presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, i cili, nëpërmjet një urimi për vitin e ri 2018, në rrjetin e tij social "Facebook", midis të tjerash, shprehet: "Viti 2018, ashtu siç do të jetë, një vit i mbushur me suksese e gëzim në jetën tuaj, i tillë duhet të jetë ky vit edhe për sportin shqiptar që sapo ka nisur një tjetër vit të gjatë dhe të mbushur me plot sfida të vështira. Këtë vit dhe për 3 vite me radhë do të nisë një cikël i gjatë prej eventesh të mëdha sportive ndërkombët­are, ku edhe Shqipëria do të përpiqet të thotë fjalën e saj. Bëhet fjalë për: Lojërat Olimpike Dimërore 'Pyeong Chang 2018' që do të zhvillohen në muajin shkurt, Lojërat Olimpike Rinore që do të zhvillohen në Buenos Aires, Lojërat Mesdhetare 'Tarragona 2018', ku do të vijojë me të tjera evente të rangut europian e botëror, në vitet në vijim, siç janë Lojërat Olimpike Europiane në vitin 2019 (Minsk) dhe Lojërat Olimpike ' Tokio 2020'". Më tej, kreu i olimpizmit shqiptar, Bezhani, u drejtohet mediave për më shumë vëmendje dhe pasqyrim të këtyre aktivitete­ve. Ai, shprehet: "Këto janë evente të mëdha sportive, ku Shqipëria do të tentojë më të mirën, arritjen e rezultatev­e sa më pozitive dhe marrjen e medaljeve. Për këtë arsye, do t'ju kërkoja të gjithëve (duke ju drejtuar të gjitha mediave), një vëmendje më të madhe për sportin, që ai të jetë sa më shumë i pranishëm në media, duke mbështetur sportistët, trajnerët, drejtuesit dhe të gjithë aktorët që e zhvillojnë atë. Ju mediat, jeni aktorë të rëndësishë­m të zhvillimit të sportit, pasi pa mbështetje­n dhe promovimin tuaj, çdo punë e jona, nuk do të kishte kuptim. Ndaj ju ftoj të na mbështesni, të jeni partneri ynë në këtë rrugëtim, por edhe të na kritikoni e të vini në dukje të metat që kemi, për t'i përmirësua­r sa më mirë ato". Në përfundim të urimit të tij, Bezhani shprehet: "Ta mbështesim sportin dhe të promovojmë vlerat e tij, për të afruar sa më shumë të rinj, në fushat sportive dhe t'i largojmë ata nga veset, të krijojmë një komunitet të shëndoshë dhe që kërkon të zhvillohet përmes sportit. Sporti është vetë jeta. Ndaj, ejani ta bëjmë Shqipërinë, sa më shëndetshm­e përmes zhvillimit të sportit dhe promovimit të tij, duke ofruar më shumë sport dhe argëtim, që nesër të festojmë të gjithë së bashku rezultatet e punës sonë të përbashkët", ka përfunduar presidenti i KOKSHshit, Viron Bezhani, në urimin për vitin që sapo kem i hyrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania