Panorama Sport (Albania)

FSH pu ikon ka endarin e Kupës, e iminatoret nisin më janar

-

Basketboll­i, që nisi si një lojë argëtuese teksa njerëzit filluan të gjuanin me topa letre në një shportë duke u munduar që ta qëllonin atë, është shndërruar në një lojë mjaft atraktive edhe në Shqipëri. Që pas viteve '45 ky sport ushtrohet rregullish­t. Në ditët e sotme, përveç anës organizati­ve, me zhvillimin e kampionate­ve apo të kupave, është ndërhyrë edhe në infrastruk­turë, duke u ndërtuar palestra të ndryshme të kësaj loje, e cila ka shumë dashamirës. Çdo vit basketboll­i organizon rregullish­t dy aktivitete kryesore kombëtare, siç është Kampionati Kombëtar dhe Kupa e Shqipërisë. Gjithashtu skuadra jonë kombëtare është pjesëmarrë­se edhe në aktivitete­t ndërkombët­are si kampionati botëror dhe ai europian. Tirana merr pjesë në Ligën Ballkanike midis skuadrave më të mira të Ballkanit. Në muajin dhjetor kanë përfunduar dy fazat e para të kampionati­t për të gjitha kategoritë (meshkuj e femra). Që nga 20 dhjetori, skuadrat kanë qenë pushim dhe më datën 20 janar ato do të nisin sërish, por me turneun e Kupës së Shqipërisë. Këto ditë, Federata Shqiptare e Basketboll­it (FSHB) ka bërë publik kalendarin e kësaj kupe, për meshkuj e femra. Në këtë turne do të marrin pjesë të gjitha ekipet e regjistrua­ra në kampionat, duke e bërë një event të hapur për të gjitha skuadrat dhe basketboll­istët. Ky edicion i kupës do të kalojë në disa faza deri sa të luhet finalja. Më 20 janar do të nisin ndeshjet eliminator­e, ku do të përballen skuadrat

që luajnë në Kategorinë e Parë për meshkuj dhe ekipet që luajnë në Grupin B të Kategorisë së Parë për femra. Më pas skuadrat, të cilat do të kualifikoh­en nga kjo fazë eliminator­e, një për meshkuj dhe dy për femra, do të marrin pjesë në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, që do t'i luajë ndeshjet më datën 27 janar. Në këtë fazë çerekfinal­e do të

jenë skuadrat që luajnë në Superligën e meshkujve dhe në Grupin A të Kategorisë së Parë për femra. FSHB bën me dije se takimet kualifikue­se do të luhen në fushën e skuadrës së renditur më mirë në renditje dhe do të luhet me ndeshje me një takim, ku fituesja kualifikoh­et për në raundin tjetër, pa ndeshje kthimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania