Panorama Sport (Albania)

60 humbje radhazi8 ish-trajneri apel drejtues9e

-

Skuadra e Lushnjës në volejboll për femra po kalon një situatë shumë të vështirë. E mbylli një fazë me të gjitha ndeshjet e humbura, duke mos grumbullua­r të paktën një pikë. Ka arritur të fitojë vetëm një set duke bërë që ajo myzeqare të jetë skuadra më e rrezikuar për të rënë në grupin A2. Trajneria Vasilika Gjika dhe kapitenia Erilda Allkanjari, edhe pse kanë hasur në mjaft vështirësi problemati­ke, kanë bërë e po bëjnë të gjitha përpjekjet që skuadra e vajzave të Krutjes, e dalluar në volejbolli­n shqiptar të femrave, të arrijë vendin e shtatë, që është dhe zona "play out". Vendimtare për këto vajza do të jetë ndeshja e parë e fazës së dytë, ku Lushnja do ta luajë në Peshkopi me Korabin. Ish-trajneri historik i Lushnjës, Llazar Llupo, gjatë një prononcimi për gazetën "Panorama Sport", u shpreh: "Skuadra është në një situatë shumë të vështirë. I ka humbur të gjitha ndeshjet duke qenë nën nivelin e skuadrave të tjera. Te kjo skuadër mungon elementi i përvojës, të cilin e ka pasur një vit më parë. ? në mendoj se nuk duhet kërkuar çdo gjë te trajnerët apo tek ekipi. Duhet të lëvizin institucio­net drejtuese dhe të reagojnë, kur shohin një ekip që humbet nga java në javë. Skuadra ka nevojë për elementë cilësorë, pasi largimet e vitit të kaluar nuk mbushen vetëm me lojtare të reja. Megjithatë, shoh që nuk ka interes dhe, në lidhje me qëndrimin në grupin A1, gjithçka do të varet nga ndeshja e drejtpërdr­ejtë që skuadra do të luajë me Korabin, në Peshkopi", është shprehur ish-trajneri legjendar Llazar Llupo, njeriu që ideoi dhe themeloi Krutjen e madhe në vitet '80. Më poshtë shikoni në tabelë të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani nga ekipi lushnjar, ku figurojnë 10 humbje. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania