Panorama Sport (Albania)

“Luisi do ta thyejë Shumakerin”

"Situata është më pak stresuese, pasi kam 2 pilotë që përbëjnë një skuadër të fortë"

- ABDULLA DUSHKU

‘ Hamilton e ka mo tivimin për të vi juar rregullish­t karrierën, mendoj se ai i ka të gjitha mundësitë dhe aftësitë për ta arritur rekordin e Shumakerit". Kështu mendon Toger Kristian "Toto" Volf, i lindur në Vjenë, më 12 janar 1972 tashmë në funksionin e drejtorit ekzekutiv të Mercedes AMG F1, i cili mban aktualisht 30% të aksioneve. Ai, gjatë një deklarimi për mediat gjermane lidhur me të ardhmen e makinës ku është aksionar, mendon se Mercedes do të jetë makina për t'u mundur edhe këtë sezon të Botërorit të Formula 1, gjë të cilën në fakt e bën prej disa vitesh. Vitin e kaluar, Ferrari iu afrua shumë, madje duke udhëhequr renditjen për makina për disa muaj, por në fund triumfuan "shigjetat e argjendta", që rikuperuan në pjesën e dytë të sezonit. Shefi i makinës gjermane, Toto Volf, tashmë po bën një gjumë të qetë, pasi e di se ka në dispozicio­n dy pilotë kampionë, si Luis Hamilton dhe Valteri Botas, që së bashku formojnë një skuadër të fortë dhe fituese, siç ndodhi vitin e kaluar. Duke bërë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Volf deklaron se: "Tashmë ne jemi në një situatë më pak stresuese krahasuar me vitin që kaloi. Por askush nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim. Askush nuk e di se çfarë mendon në këto momente Luis, do të rinovojë apo jo", tha drejtori sportiv i Mercedesit. Duke folur për pilotin britanik, që u shpall për të 4- n herë kampion bote, shtoi: "Paraqitja e tij ka qenë fantastike dhe nuk i mungon motivimi, edhe pse ka arritur të fitojë 4 tituj kampionë. Mendoj se ai synon të arrijë rekordin e Shumakerit, që ka 7 tituj kampionë dhe besoj se ka mundësi ta kalojë atë. Ne do të bëjmë maksimumin që ai t'ia dalë mbanë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania